Aktet e dhunës për shkak të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm janë të frikshme, pavarësisht nëse ato ndodhin mijëra kilometra larg, ose brenda në komunitetet tona. Vitet e fundit jo pak ngjarje të tilla janë pasqyruar edhe në mediat shqiptare, dhe mënyra sesi kanë raportuar është analizuar në një raport të hartuar nga shoqata Together for life.
Po ashtu, janë vëzhguar disa raste, për të nxjerrë në pah problemet dhe shkeljet.
Analiza nis me arrestimin e imamëve të vetëshpallur, për të vijuar më tej me rastet e radikalizimit dhe rekrutimit të luftëtarëve për në Siri. Në këtë pikë vlerësohet roli i Qendrës Koordinuese Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në dhënien e informacionit të saktë dhe në kohë.
Mirëpo, nga rasti i Alvinit, tek Kacifas, janë të shumta shkeljet e natyrave të ndryshme, si për shembull mungesa e analizës apo mosruajtja e anonimitetit.
Një prej rasteve, ku raporti konstaton shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e medias, është ai i vitit 2016, kur u mbajt ndeshja Shqipëri-Izrael, pas ndryshimit të lokacionit në momentin e fundit, për shkak të një sulmi terrorist, skenari i të cilit u zbulua vetëm pak para takimit.
Informacionet e publikuara nga mediat për ndalimet dhe arrestimet për ndeshjen e futbollit u bënë publike me emra dhe foto të atyre shtetasve pa marrë parasysh mbrojtjen e të dhënave personale. Arrestime të tilla zbuluan ekzistencën e rrjeteve të rekrutimit, por pavarësisht kësaj, media nuk arriti të bënte publike mekanizmat e punës, si informacione shtesë për shtrirjen dhe pasojat e aktiviteteve të këtij rrjeti, metodat e tyre të rekrutimit apo shtrirjen e individëve të përfshirë në këto aktivitete.
Në vitin 2018, në rastin e një sulmi terrorist në kampin e muxhahedinëve, në media u raportua vetëm informacion, i cilli kishte kaluar më parë filtrate e policisë, ndërsa u shmangën detajet taktike të sulmit.
Në të njëjtin vit, është rasti Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.
Kjo ngjarje solli sërish në dritë betejën brenda medias shqiptare në lidhje me publikimin e informacionit adekuat kundrejt asaj se kush do ta publikojë lajmin i pari. Midis tyre (mediave) pati mendime dhe kritika se asnjë ngjarje nuk duhet të përdoret me dashje dhe/ose pa dashje për të përhapur informacione të deformuara vetëm për të mbërritur te publiku i pari, gjë që ka sjellë një dezinformim te qytetarët shqiptarë dhe grekë edhe sot për të vërtetën e ngjarjes.
Në rastin e Alvinit, vogëlushi shqiptar që u kthye nga Siria, në 2019, mediat nuk ruajtën anonimatin e të miturit.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm që u shfaq në rastin e Alvinit ishte se si në programet investigative shqiptare ashtu edhe në ato italiane nuk u mor në konsideratë anonimiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale të Alvinit si fëmijë. Imagjinata dhe zëri i tij u transmetuan publikisht nga të gjithë.
E njëjta gjë ndodhi me një grup të kthyerish nga Siria në 2021-shin. Kësaj radhe, mediave ua serviri pamjet vetë kryeministri përmes rrjeteve të tij sociale.
Skema ishte e njëjtë, ku pjesa raportuese e delegacionit shqiptar mbulonte çdo moment të procesit të kthimit dhe transmetohej në kohë reale. Së shpejti, foto/video me fytyra, emra, u publikuan dhe u transmetuan nga të gjitha mediat, pasuar nga intervista, emisione në mbrëmje, kronika.
Përtej pasqyrimit të lajmit, raporti kritikon mungesën e analizës në media të rrugëve përmes të cilave propaganda terroriste arrin objektivat.
Përgjithësisht, në Shqipëri, kur trajtohet tema e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, media i kushton shumë pak vëmendje analizës së saj mbi propagandën terroriste të përdorur dhe arsyes pse kjo propagandë tërheq ndjekës; a ka baza të përbashkëta për ndjekësit e tillë; cilat janë ndryshimet (nëse ka); prejardhja sociale e të rekrutuarve dhe rrethanat e tyre ekonomike dhe kulturore; dhe veçanërisht marrëdhëniet e tyre me familjen dhe shoqërinë. Këto pyetje dhe të tjera janë të rëndësishme për gazetarët dhe mediat e sotme pasi kanë përgjegjësinë për të informuar me saktësi publikun, ndërkohë që një detyrë e tillë është bërë edhe më e rëndë në epokën e dezinformimit dhe dezinformimit, kur publiku bie viktimë e informacionit “të rremë”. ndonjëherë edhe si rezultat i propagandës së prodhuar nga grupe ekstremiste apo terroriste.
Pavarësisht mangësive në mënyrën si analizohen ngjarje të tilla, raporti konkludon se “mediat e analizuara nuk kanë përmbajtje editoriale që mund të klasifikohet si gjuhë urrejtjeje, përveç ripublikimit të deklaratave të politikanëve dhe personazheve publike që përmbajnë elemente të një fjalimi të tillë”.
Sipas gjetjeve të “Together for Life”, një shqetësim kryesor i institucioneve ligjore ka të bëjë me financimin e organizatave terroriste. Po ashtu sipas raportit, Shqipëria aktualisht ka një mbrojtje të ulët ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Respektimi i dinjitetit njerëzor dhe e drejta për privatësi, veçanërisht kur lajmet trajtojnë imazhet e fëmijëve dhe të miturve, pasi ligjet në fuqi mbrojnë një kategori të tillë.