Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë në Portugali, mes Feirense-s dhe Leixoes, e cila u mbyll me barazimin 1-1, ka ndodhur një penallti e çuditshme.
Në minutën e 65′, sulmuesi i Feirenses, Zhardel Silva kishte marrë përsipër të godiste këtë 11-metërsh.
24-vjeçari nga Guinea-Bisau ka bërë një veprim të çuditshëm përpara se të godiste topin nga pika e bardhë e penalltisë, duke “ngrirë” totalisht dhe pas disa sekondave ka dërguar topin në fundin e rrjetës dhe duke i sjellë barazimin skuadrës së tij.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe më vonë, por më pas e ka gabuar 11-metërshin.