Atentati ndaj zyrtarit pro-rus në Ukrainë, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar të Ukrainës në Mihajllivka, Ivan Sushko ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombe brenda makinës ku ndodhej.

Përfaqësues të autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas deklaruan ditën e sotme për mediat ruse se Sushko vdiq në spital dhe se bomba ishe vendosur qëllimisht në makinën e tij.

“Daliy Mail ” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket momenti i shpërthmit të makinës të cilën po drejtonte mëngjesin e ditës së sotme. Në pamjet e filmuara të makinës pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë të shpërndara nëpër rrugë.

Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi. Deri më tani zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar asgjë lidhur më këtë ngjarje, por i vetmi reagim ka qenë ai i presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili ka mohuar kategorikisht se agjentët e tij kanë kryer vrasjen e Darya Dugina, 29-vjeçe, vajza e mikut të këshilltarit të Vladimri Putin.

Madje ai ka hedhur poshtë pretendimet e Shërbimit Sekret rus FSB, se shtetasja ukrianse Natalia Shaban-Vovk, 43-vjeçe, që mendohet se ishte anëtare e inteligjencës ukrainase SBU të jetë përfshirë në vrasjen e Daryas.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV