Konflikti për motive të dobëta, Policia zbardh plagosjen në Kurbin (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasim Tafa ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure pasi është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Met Lika, i cili ka nxjerr armën dhe ka qëlluar bashkëfshatarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se të dy banorët e Gjormit janë konfliktuar fillimisht verbalisht e fizikisht për një lopë, derisa 41 vjeç Met Lika ka nxjerr armën dhe ka qëlluar drejt fqinjit të tij, Rasim Tafa. 53 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15,  shtetasi M. L., 41  vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj”, njofton Policia e Lezhës.

Të fundit

Alarm për Sëmundjen e Parkinsonit: Rastet pritet të dyfishohen deri në 2050

Numri i njerëzve të prekur nga sëmundja e Parkinsonit pritet të dyfishohet në dekadat e ardhshme, duke arritur në...

Analiza/ A mund të rimarrin vrullin e Donald Trump liderët evropianë?

Liderët evropianë do të përpiqen edhe një herë sot të marrin nën kontroll negociatat mbi luftën në Ukrainë, në një tërheqje gjithnjë e më...

Policia zbulon makinën e mbushur me para… gjenden 150 mijë euro

Policia në Madrid është përballur me një situatë të pazakontë, teksa ka zbuluar rastësisht një makinë të mbushur me para. Policia ndaloi një automjet...

Shqipëria “Madhështore” e kujt ?

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha po e kopjon keq fare “mikun” e tij Donald Trump. E ndërsa Trump thotë “Amerika e para”, Sali Berisha në...

‘Çmendet’ FIFA, akordon 1 miliardë dollarë në Kupën e Botës për Klube! Rikthen yjet

Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s të mërkurën, FIFA njoftoi se fondi i çmimeve për Kupën e Botës për Klube 2025 do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV