Merkato verore është drejt fundit dhe kanë ngelur edhe dy ditë. Secili ekip po mundohet që të mbyllë sa më shpejt blerjet dhe shitjet, e më pas të fokusohen tek ndeshjet e ardhshme.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
“Sport” hapet me një titull të rëndë për botën e futbollit: “Grabitje me armë”. Aubameyang dhe familja e tij pësuan një sulm të dhunshëm në shtëpinë e tyre në Castelldefels.
“Corriere dello Sport” thekson dëmtimin e belgut: “Lukaku kalon datën 6”. Interi nuk do ta ketë sulmuesin belg në derbi dhe me Bayernin, duke pësuar një humbje të madhe në sulm.
“Bota në këmbët tuaja” është titulli i prestigjozes “Marca”. Ekipi spanjoll i femrave fiton Kupën e Botës U-20. Është titulli i tyre i dhjetë në kategoritë më të ulëta.
“Tuttosport” hapet me yllin e bardhezinjve: “Di Maria synon PSG-në”, “ Shenja pozitive nga Fideo: ndoshta e nis nga pankina nesër me Spezian.
“Inter çfarë goditjeje, Leao për gjithçka”. Romelu gati vetëm në tetor, kurse te Milani mbështeten tek Rafael Leao, i cili po e merr ekipin prej dore.
“AS” konsideron ekipin spanjoll të femrave si “Pronarët e Botës”. Skuadra U-20 fiton titullin e parë botëror në historinë e saj me dy gola nga Salma dhe një nga Gabarro.
Në Britaninë e Madhe, Mirror hapet me një rinovim të shpresuar në Tottenham: “Efekti Spurs”. Conte: “Kjo është koha për t’i dhënë Harryt një kontratë të re … Unë mendoj se ai është i lumtur të qëndrojë”.
“Shko Wesley” ka shkruar “Daily Express Sport”. Lëvizja 70 milionë funte te Chelsea do ta bëjë francezin një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e lojës