Studiuesja shqiptare: Mbretëresha Elizabeth është e klonuar, ka ndërruar jetë prej kohësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në Balmoral në moshën 96-vjeçare. Mjekët lajmëruan më herët se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, dhe drejt shtëpisë së saj shkuan të gjithë familjaret. Tashmë froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles.

Një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live” u fol pikërisht në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës.

Në një lidhje “Skype” ishte Pranvera Xhafa, studiuese e konspiracionit, e cila shprehet se e ka parashikuar para ca kohësh.

Duke folur për teoritë konspirative, moderatori i njohur Flori Gjini e pyet atë: “Unë të pyeta nëse është fundi i një epoke edhe për vetë mbretërinë, për familjen mbretërore, a është kështu? A shihet kështu nga konspiracionet?”.

“Po, është ajo që do të shfaqet në vitet në vazhdim, brenda këtyre tre viteve që epoka që kemi parë, sistemi që kemi parë ka marrë fund. Dalëngadalë do të shikoni ngjarje që nuk i keni parë më parë, por edhe personazhe që nuk kanë qenë vërtet real por që kanë vdekur më para se të shpalleshin të vdekur, siç është rasti i Mbretëreshës”, tha Xhafa.

E pyetur se çfarë do të thotë me këtë, studiuesja u shpreh: “Që ka vdekur më përpara se sot ose ditën që e kanë shpallur”.

Kur i thanë se pak ditë më parë është takuar me kryeministren e re të Britanisë së Madhe, Liz Truss, ajo tha: “Siguristh. Sikur Mbretëresha ashtu edhe personazhe të tjerë VIP ose lider kanë aktorët e vet, po ashtu edhe klonët e vet. Janë shfaqur pas viteve 2000 në skenën e elitës botërore. Shpeshherë kur personazhet e kanë të pamundur të shfaqen publikisht, ata përdorin klonët e tyre”.

Të fundit

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor....

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në botë që ka krijuar vetë...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

Lajme të tjera

Web TV