Si u prit Meghan Markle nga britanikët? Momenti kur qytetarja refuzon t’i japë dorën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllezërit William e Harry u panë bashkë me bashkëshortet e tyre përkatësisht Kate dhe Meghan, pas shumë kohësh në publik.

Të veshur me të zeza, ata kanë përshëndetur turmat e mbledhura jashtë Kështjellës Windsor, pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II.

Një ndër momentet pikante ishte kur të katërt po përshëndesnin takoheshin britanikët, ndërsa njëra prej qytetareve refuzoi t’i jepte dorën Meghan Markle, Dukeshës së Sussex.

Por gruaja ngjitur me të nuk pranoi t’i jepte dorën, ndërsa dukesha vijoi përshëndetjen me persona të tjerë.

Ribashkimi mes William, Kate, Harry dhe Meghan mund të quhet prekës, pasi marrëdhëniet janë tensionuar midis Dukës e Dukeshës së Sussex dhe anëtarëve të familjes mbretërore vitet e fundit.

Përpara vdekjes së mbretëreshës, e cila ndodhi ndërsa Harry dhe Meghan ishin në Mbretërinë e Bashkuar për një event bamirësie, çifti ishte për herë të fundit në vend në qershor në festimin e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, por nuk kishte asnjë dalje publike mes çiftit dhe William e Kate e pjesës tjetër të anëtarëve të ngushtë të familjes.

Megjithatë, ata u takuan në mënyrë private me Mbretin Karl i Tretë me mbesën e tij Lilibet  për herë të parë, gjë që i dha atij mundësinë të shihte nipin e tij 3-vjeçar Archie.

“Ishte një vizitë fantastike. Princi ishte i kënaqur që pa nipin e tij dhe takoi mbesën e tij për herë të parë”, tha një burim mbretëror në atë kohë.

Mbreti Karl i Tretë pranoi gjithashtu djalin e tij më të vogël, Dukën e Sussex, i cili tani është i pesti në radhën e fronit. Fëmijët e Harryt me Meghan, Archie dhe Lilibet, tani janë përkatësisht të gjashtët dhe të shtatët në radhë.

Lexo edhe :  Censurë dhe shkurtime/ Me Trump, kërkimi shkencor në SHBA po përjeton ditë të errëta

Mes tragjedisë personale familjare të enjten, kur Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare, një dramë tjetër  po ndodhte që përfshinte Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

Me gjithë inatin e viteve të fundit, askush nuk mund ta ndalonte të vajtonte gjyshen e tij me të cilën kishte pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngrohtë.

Sipas The Sun, Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij i cili i kërkoi që të mos e sillte Meghanin.

“Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën.

“Iu vu në dukje se Kate nuk do të shkonte dhe se numrat duhet të kufizoheshin me të vërtetë në familjen më të ngushtë.”

Mbreti Karli i Tretë e bëri të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.

Ndërkohë The Telegraph raportoi se Harry nuk u thirr fillimisht kur anëtarët e familjes mbretërore shkuan në Balmoral, siç ishte vëllai i tij Princi William, për arsye kushtetuese.

William dhe Kate janë zhvendosur vetëm kohët e fundit në Windsor, me fëmijët e tyre Princin George, 9 vjeç, Princeshën Charlotte, 7 vjeç dhe me Princin Louis, 4 vjeç.

Kurse Duka dhe Dukesha e Sussex jetojnë në SHBA, pasi u larguan nga Mbretëria e Bashkuar në mars  të vitit 2020.

Të fundit

8 Shkurt 1904/ Nis Lufta Ruso-Japoneze

Pas refuzimit nga Rusia të planit japonez për të ndarë Mançurinë dhe Korenë në sfera ndikimi, Japonia nis një...

“Roasting Marshmallow”: Një ekzoplanet i kuq i nxehtë që bie shi rubinësh dhe safirësh

WASP-121b, i mbiquajtur "alte i pjekur", është një ekzoplanet që arrin temperaturat prej 2500 gradë Celsius. Këtu bie shi metal i lëngshëm, rubin dhe...

“Pa shtyllë kurrizore”/ 2 muaj pas sherrit, Xhelal Mziu e Gjekmarkaj bëjnë fushatë bashkë

Rreth dy muaj pasi u përfshi në vorbullën e rrjeteve sociale duke shpërndarë në profilin e tij në Instagram një “meme” që ironizonte deputetin...

Sëpata e Trump dhe Musk: njerëzit do përballen me terrorin e do vdesin nga uria

Shkatërrimi i USAid tashmë ka një efekt të tmerrshëm në disa nga vendet më të varfra të planetit. Ajo dëmton Amerikën: do të na...

Të bojkotojmë ata që paguajnë taksa në favor të atyre që s’paguajnë?!

Shpëtim Luku Sikurse mund ti ketë rënë në sy cdokujt, së fundmi është ndërmarrë një iniciativë e cila synon bojkotin e blerjeve nëpër supermarkete një...

Lajme të tjera

Web TV