Sot përkujtohet 21-vjetori i sulmeve në SHBA, çfarë ndodhi më 11 shtator 2001

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbushen 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, ku katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.

Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.

Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.

Shumë njerëz kujtuan sot ngjarjen dhe momentin kur dëgjuan lajmin. Maria de Souza shkruante: “Isha shtatzënë kur dëgjova lajmin. Shumë njerëz preferuan të hidheshin nga ndërtesa sesa të digjeshin. Më është fiksuar në mendje foto e njeriut që binte nga Qendra Tregtare.”

Komentuesi Bart tha: “Më kujtohet si të ishte dje. Erdha në shtëpi nga shkolla dhe prindërit po shikonin televizorin pa bërë asnjë lëvizje.”

Storm Harris tha: “Unë dhe familja ime jetojmë në Maryland. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë me fëmijët e pilotëve të ushtrisë. Jemi vetëm dhjetë minuta larg bazës ajrore “Andrews”. Unë humba një mik në përplasjen në ndërtesën e Pentagon dhe disa të tjerë u plagosën. Ishte një ditë që asnjë nga ne nuk do të harrojë.”

Linda Gruenberg Petrillo tha: “Isha në spital dhe u zgjova në mëngjes me këtë lajm në televizion. Nuk do të harrojmë kurrë 11 shtatorin.”

Lexo edhe :  Ilnisa Agolli tregon se si e priti e bija lidhjen e saj me Meritonin

Gwen Giordano thotë se ishte duke shkuar në punë në New York kur pa avionin e parë që goditi kullat.

“Ne vazhduam për nga Lincoln Tunnel. Kur arritëm në Port Authority, njerëzit largoheshin pa drejtim të caktuar. Kjo ishte dhe pasoja e dytë më shqetësuese, nisi kaosi total. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë dhe falë Zotit nuk isha në zonën e shpërthimit dhe arrita të dal nga qyteti po atë ditë. Ishte e pabesueshme.”

Bekah Adkins thotë se ishte në shtëpi prapa një stacioni zjarrfikësish: “Kur u godit kulla e parë shtëpia ime nisi të tronditej nga avionët që ngriheshin nga zona e Hampton Roads.”

Theresa Dwulit ishte në mësim në një universitet në Manhattan kur avionët goditën, ajo thotë: “Nuk do ta harroj kurrë sesi përpiqesha të arrija në shtëpi atë ditë, duke kaluar mes tymit dhe rrënojave të kullave.”

Holli Harris tha: “Isha në mësim në universitet. Një student që ishte me vonesë erdhi e na tregoi çfarë kishte ndodhur. Profesori doli menjëherë nga salla, djali i tij do të shkonte diku me avion atë ditë, por nuk rezultoi i prekur.”

Të fundit

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0...

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me disa qirinj. Kjo është fotoja tipike...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

E bujshme/ Qatip Osmani largohet nga pankina e Vllaznisë

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Mbrëmjen e së enjtes, klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi ndërprerjen...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Lajme të tjera

Web TV