Hetimi ndaj Metës dhe “Gërdecit”, Arben Kraja: Do marrim provat nga jashtë shtetit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Arben Kraja thotë se hetimet për çështje të bujshme si hetimi i lobimit të LSI dhe hetimi ndaj Ilir Metës është duke vijuar sipas çdo procedure, ndërsa prokurorët janë në pritje edhe të provave nga jashtë shtetit.

Kraja tha se një tjetër hetim që është hapur me kërkesë të familjarëve është ai i “Gërdecit”, duke shtuar se nën hetim është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Për Sali Berishën, Kraja tha se janë duke u verifikuar mundësitë e përfshirjes së tij në çështjen e Gërdecit dhe atë të ndërtimit të Kompleksit Partizani.

Lidhur me vizitën e tij në SHBA, Kraja tha në RTSH se aty “u hodhën piketat” për punën e ardhshme të SPAK.

Pjesë nga deklarata:

“Çështja e lobimit është hapur me kërkesë nga jashtë, çështja e Gërdecit është hapur me kërkesë të familjarëve. Po vazhdojmë hetimet, janë komplekse se ka kaluar kohë e gjatë. Ne po hetojmë ngjarjen, ish-ministri i Mbrojtjes është me statusin nën hetim.

Vizita në SHBA s’kishte të bënte me mua personalisht, por me institucionin dhe për suportin e dhënë për institucionit. Jemi partnerë dhe shkëmbejmë me njëri-tjetrin informacione. Shkuam aty për të vendosur piketat e ardhshme të bashkëpunimit.

Për hetimin e Metës është me kallëzim të gazetarëve, nuk mund të them më tepër. Jemi duke kryer të gjitha veprimet. Shkojnë dhe vijnë përgjigjet, pa diskutim. Nuk dua të futem në detaje, do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshi dhe marrjen e provave nga jashtë vendit.

Për Berishën ka çështje konkrete ku diskutohet që mund të jetë përfshirë ish-presidenti apo ish-kryeministri, është çështja e Gërdecit dhe çështja e pallateve Partizani. Nuk mund të them më shumë.”, u shpreh ai.

Të fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Reagon sërish Rama: PS s’është zyrë avokatie e Erionit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u vendos në...

Shqipëria del në tregun ndërkombëtar/ Emëton eurobondin e ri prej 650 milionë euro

Shqipëria do të marë një Eurobond në vlerën e 650 milion eurove. Qeveria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, ku synon që të marrë...

Hëna e Dëborës 2025/ Kur dhe si ta shihni këtë spektakël qiellor

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e duhur për Ditën e Shën...

Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti bëri disa deklarata që e...

Helena Kadare në SPAK, kërkon të marrë pjesë në seancën e Veliajt

Helena Kadare, e veja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët ajo tha se kishte ardhur të...

Lajme të tjera

Web TV