“Nxënësit do mësojnë kodimin në klasë të parë”, Rama: Fëmijët kanë mundësi të punësohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka përshkruar futjen e kurikulave për teknologjinë që në klasën e parë si një investim për fëmijët që të kenë mundësi të fitojnë aftësi rreth kodimit dhe në këtë mënyrë të punësohen në tregun online sa më shpejt.

“Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si proces themelor i procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor e me të ardhura shumë të larta është prioritet themelor në arsim,

Sot kemi nisur me 100 laboratorët smart e duam që brenda mandatit këta laboratorë ti shtrijmë gjerësisht në Shqipëri, që t’u japim mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë, e sipas llogarive të bëra e sipas praktikave të studiuara, futja e fëmijëve që në klasë të parë dhe në mësimet e teknologjisë e marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standarteve më të mira ndërkombëtare si ato që janë futur sot në 100 shkollat e para bën që në fund të klasës së 9 sado e pabesueshme të duket, bën që fëmija të ketë aftësitë e nëj koduesi të mirëfilltë e pasja e aftësive të një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar parelisht me vazhdimin e mësimit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tregoi dhe raste të nxënësve gjimnazistë të cilët kanë arritur të gjejnë punë online duke vijuar dhe shkollën.

Kam takuar nxënës shkollash të mesme që aktualisht punojnë në shtete të ndryshme duke vijuar të studiojnë në shkolllat e mesme në Shqipëri.

Në Shenavlash banonte një nga vajzat që kam takuar e që prej moshës 11 vjec ajo mbante tërë shtëpinë. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit e duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, tha Rama.

Të fundit

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV