Bledi Çuçi: Jemi shembulli më i mirë për goditjen e grupeve kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi sot në Kuvend dy marrëveshjet për sigurinë mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe, si dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Çuçi u shpreh se falë bashkëpunimit me skuadrat e huaja hetimore, janë goditur 4 grupe kriminale.

Sipas tij Shqipëria është shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale.

Pjesë nga fjala e Bledi Çuçit:

Kemi goditur 4 grupe kriminale. Jemi në nivelin më të lartë historik përsa i takon skuadrave të përbashkëta hetimore dhe kemi çuar lart bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër trafikut të drogës. Kemi marrëdhënie të barabartë me Europolin. Jemi shembulli më i mirë në goditjen e grupeve kriminale.

Në këtë klimë, vijnë edhe këto dy marrëveshje që sjellim sot. Qoftë ajo me Britaninë e Madhe që adreson migracionin e paligjshëm, qoftë ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe. E para siç thashë lidhet me bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në fushën e emigracionit të paligjshëm. Është përgjegjësi e jona që si vend ku në Britani janë qindra e mijëra shqiptarë që të dekurajomë skllavërinë moderne si një fenomen i ri që po shfaqet në shumë vende.

Duke u ndalur te shqetësimi i palës britanike, nëpërmjet kësaj marrëveshje që midis dy vendeve të kemi një shkëmbim të informacionit që ka lidhje me të dhëna sensitive. Të penalizojmë ata që organizojnë trafikun dhe jo viktimat.

Në kuadër të kësaj marrëveshje kemi rënë dakord që të shtojmë prezencën tonë në Britani me një oficer ndërlidhës për të garantuar zbatimin e kësaj marrëveshje.

Ndërsa marrëveshja me Emiratet vjen pas një klime të mirë bashkëpunimi. Sjellim këtë marrëveshje që të adresojmë luftën kundër këtyre grupeve të krimit të organizuar dhe për të adresuar luftën kundër terrorizmit. Nuk është e lehtë të bësh marrëveshje të kësaj natyre me Emiratet. Shumë vende të BE nuk kanë arritur dot. Kjo është arritur në një moment shumë të mirë bashkëpunimi që kemi ne me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo edhe :  Psikiatri: Britney Spears jashtë kontrollit, ka nevojë për mjekim të fortë

Aktet që do të ratifikojnë sot iu mundësojnë autoriteteve të sigurisë më shumë instrumente të dorë që tu përgjigjen shkelësve të ligjit pavarësisht se ndodhen në Britani apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të fundit

“Burri 70 vjeç ikën e bredh”, gruaja dyshon për tradhtinë: Të kam dëgjuar në telefon

Zhaneta dhe Rolandi, çifti që ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” ka 45 vite martesë. Ka qenë Zhaneta ajo...

Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Benet Beci: Të dënohet kushdo që ka përgjegjësi

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaqguar për ngjarjen e nënës me 3 fëmijët, të cilët janë zhdukur prej disa ditësh dhe dyshohet...

Basha tregon si u bë ministër Transportesh dhe si lindi projekti për rrugën e Kombit

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD, Lulzim Basha tregon si u bë Ministër Trasportesh. Ai gjithashtu treon se...

Ka shumë fajtorë për (vetë)vrasjen e nënës dhe tre fëmijëve!

Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja nuk ka fund....

“Gjuajta tim bir autik”/ Historia RRËQETHËSE e Edmond Tupes: Më tha “o ba të kam xhan”

Shkrimtari Edmond Tupja i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel ka ndarë me publikun një moment të trishtë të jetës...

Lajme të tjera

Web TV