Kontrabanda në Durrës/ Çuçi thirrje PD: Kur punojmë duhet të na thoni “bravo”  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bredshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së fortë të bërë në Kuvend nga Partia Demokratike, se policia fsheh porositësin e naftës që vjen kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit. Çuçi u shpreh se nuk mund të akuzohet policia ditën kur kryen një operacion për sekuestrimin dhe futjen në burg të trafikantëve.

 Gjatë diskutimit në Kuvend ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për anijen me naftë kontrabandë të kapur në Durrës. “Ngreni gishtin ndaj Policisë së Shtetit ditën që ajo e kapi anijen me naftë kontrabandë. Thoni të paktën një bravo. Po sigurisht që ne do ta luftojmë krimin me partnerët, jo më kot e përmenda më parë që kjo luftë kërkon një bashkërendim të përpjekjeve me të gjitha vendet e tjera, nuk fitohet e vetme”, deklaroi ministri Çuçi. Në vijim gjatë fjalës së tij Ministri i Brendshëm foli për ratifikimin e dy marrëveshjeve me Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Janë dy akte shumë të rëndësishme që lidhen me adresimin e çështjeve të sigurisë dhe emigracionit të paligjshëm. Ato janë përmbyllja e një pune të gjatë negociuese të bërë nga palët e të dyja vendeve dhe shprehje e vullnetit politik të qartë që ne kemi për t’ju kundërpërgjigjur me forcën e duhur sfidave që lidhen me terrorizmin dhe migracionin e paligjshëm”, deklaroi ministri Çuçi. Memorandumi me Britaninë e Madhe e rregullon të gjithë shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe të dhënat personale sensitive, si dhe parashikon caktimin e një oficeri ndërlidhës. “Përgjegjësia jonë është mbi të gjitha të dekurajojmë migracionin e paligjshëm, si një praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin dhe trafikun e qënieve njerëzore”, deklaroi ministri Çuçi. Për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri i Brendshëm deklaroi se ai rajon që mbetet gjithashtu i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten një shtet atraktiv për grupet dhe personat me rekorde kriminale që i largohen Shqipërisë”, u shpreh Çuçi. “Aktet që po ratifikojmë sot iu mundësojnë autoriteteve të sigurisë në vendet tona që të kenë me tepër instrumente në dorë për t’iu kundërpërgjigjur shkelësve të ligjit pavarësisht se ndodhen këtu në Shqipëri, Britaninë e Madhe apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk mund të ketë zhvillim social dhe ekonomik në asnjë prej shoqërive tona pa siguri, pa garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha Ministri i Brendshëm.

Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi qeverinë se është e kapur nga krimi. Ai u shpreh se mbrojtja më e mirë që i është bërë krimit, ka ndodhur pikërisht në Kuvend. “Në Shqipëri shteti e Ministria e Brendshme është thjeshtë institucion statistikash. Shefat e komisariateve e drejtorët që këta emërojnë paguhen nga krimi. Rruga e shtetit për ta janë asgjë. Paratë e drogës e krimit janë rrogë për vartësit e ministrit. Mund të presim rend e siguri nga këta në këtë situatë? Avokatët e krimit janë këtu. Mbrojtja më e mirë që i bëhet krimit. I ka ndërruar disa ministra të Brendshëm po a kemi parë edhe një moment që siguria të përmirësohet? Jo, vetëm përkeqësohet. Sepse që nga kryeministri të gjithë janë të kapur për fyti nga krimi e korrupsioni e kur je i kapur shteti e ligji përfundojnë në këtë katandi. Mund të ndodhë diku tjetër që drejtori i policisë të thotë 14 kriminelë në drejtim të paditur sepse operacionet janë dekonspiruar. Janë tradhtuar nga elita dhe nuk merre asnjë masë. Ministri minimalisht do të jepte dorëheqjen nëse do të ishim në Europë. Shpallet Gledis Nano armik sepse tha të vërtetën e linçohet. Punë e palodhur për shpartallimin e policisë në një pikë pa kthim. Afatet 100 ditëshe i kemi dëgjuar sa herë e vë kryeministrin krimi përpara. Janë bërë si barcaletë. Kjo është pasqyra. bëni sa marrëveshje të doni, ka vetëm një marrëveshje, ajo me qytetarët për të sjellë një qeveri dinjitoze me zero tolerancë ndaj krimit”, tha ai.

Lexo edhe :  “Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Tone të larta në Kuvend/ Felaj nuk përmbahet me Tabakun, por “pendohet” dhe kërkon falje

 Është shoqëruar me debate të ashpra seanca plenare e kësaj të enjteje. Shkak është bërë heqja e fjalës nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Përplasja ndodhi teksa Tabaku mori fjalën për procedurë, por që iu hoq nga drejtuesja e seancës nën argumentin se po përdorte një gjuhë pa etikë ndaj kolegëve dhe nuk kishte të bënte me procedurën e kërkuar. “Faleminderit zonja Tabaku por nuk jeni në kushtet për t’i tërhequr vëmendjen kolegëve. Kur të mësosh t’u drejtohesh me edukatë të gjithë kolegëve atëherë do ta marrësh fjalën. Sa kohë komunikon pa etikë, nuk mund të bësh grifshën nga aty ku je. Fjalën e ka zonja Hoti”, tha Felaj duke ndërprerë seancën plenare. Pas rinisjes së seancës plenare, e kërkoi fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PD Alibeaj. Ai kërkoi që kryesuesja e seancës të kërkojë ndjesë ndaj zonjës Tabaku për shkak të fyerjes që i bëri në publik nga folësja e kryesueses së seancës. Mirëpo sërish Felaj e refuzoi këtë kërkesë duke akuzuar znj Tabaku që e vodhi fjalën edhe pse në fakt ishte znj Felaj që ia dha fjalën për procedurë. Megjithëse znj Felaj tentoi të riniste seancën fjalën e kërkoi Flutura Açka e cila i kërkoi kryesueses së seancës për të kërkuar ndjesë. Një kërkesë që u përsërit dhe nga Ferdinand Xhaferraj. Pas kaq kërkesave znj Felaj kërkoi të justifikohej duke kërkuar ndjesë dhe duke aluduar se znj Tabaku e rrëmbeu fjalën.

Të fundit

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Lajme të tjera

Web TV