Konjufca në Tiranë: Serbia është armiqësore ndaj nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konufca ka kërkuar në Tiranë që Shqipëria dhe Kosova të jetë brenda së njëjtës kornizë sa i takon qasjes ndaj Serbisë. Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, Konjufca tha se Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Megjithatë ai tha me bindje se Kosova nuk lëshon pe, pavarësisht se është por paqes dhe dialogut.

“Në jemi dy shtete, por jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare. Natyrisht që arritjet dhe bashkëpunimi është i thellë, por edhe sfidat janë serioze. Pas shkurtit bota është më e pasigurt. Por në të njëjtën kohë agresioni i papranueshëm mbi Ukrainën ka nxitur unitetin e botës demokratike.

Serbia e Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm mjetet prej kohës së Millosheviçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Mohon pavarësisë dhe së fundmi e patë sesi presidenti nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës. Ne duam që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize sa i përket gjykimit për Serbinë. Kosova nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat. Ne jemi për paqe dhe dialog, or nuk do të lëshojmë pe. Por i gëzohemi edhe çdo arritje të Shqipërisë, siç është hapja e negociatave. Rrugën e kemi të njëjtë”, tha Konjufca.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV