Nxënësit e “Mehmet Akif” në protestë, Rama: Të protestojnë kundër pronarëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së arsimit.

Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Sakaq, Kryeministri Edi rama ka reaguar menjëherë pas protestës, duke mbrojtur vendimin.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama në një postim në Twitter.


Të fundit

Masat e sigurisë për 6 dhjetorin, Çuçi: Protesta të mbahet, por jashtë zonës së kuqe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar ditën e sotme me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe...

Zhdukja e Ervis Martinajt: Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e misterit

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili...

Kupa e Botës/ Sot nis faza me eliminim direkt, Holanda dhe Argjentina synojnë kualifikim

Ka përfunduar faza e grupeve në Kupën e Botës, por pa humbur fare kohë do të nis ajo e eliminimit direkt. Pasi janë mësuar të...

Çmendi serbët në stadium/ Rrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti 3 vjet e gjysmë në burgje

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eliminonte...

Lajme të tjera

Web TV