Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa shiten nafta dhe benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparences ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nga sot, nafta do të shitet katër lekë më pak nga sa ishte, ndërsa benzina ka pësuar rritje me 1 lek.

NJOFTIMI

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 27 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Lexo edhe :  Xhaçka takon homologun grek: Patëm një diskutim konstruktiv për marrëdhëniet tona

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.


Të fundit

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam, presim hetime të plota

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Një zëdhënës i ambasadës së SHBA deklaroi  se askush...

Dhunoi Sali Berishën, i riu me dëmtime të mëdha tek Trauma, vuante nga shëndeti mendor

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për...

Berisha: Përfaqësohemi në samit nga personi që duhet të ishte para drejtësisë

Sali Berisha thotë se protesta e sotme ka synim të tregojë zërin opozitar të shqiptarëve para BE. Sipas tij, shqiptarët janë fatkeq që në...

Merkato e kohës moderne, ja sa do ta kishin vlerën sot Ronaldo Fenomeni dhe Maradona

Çmimet që duhen paguar për të blerë “yjet” e mëdhenj të futbollit kanë shkuar në “stratosferë”. Dhe kur mendon se për lojtarë të shndërruar...

Berisha falenderon liderët europianë: Ky samit është mbështetje e veçantë për PD

Sali Berisha nuk ka kursyer falenderimet për liderët europianë që ndodhen në Tiranë për samitin e BE. Ndonëse ka thirrur protest në këtë ditë...

Lajme të tjera

Web TV