Transferim dhe dëshira, ja kërkesat më absurde të kërkuara nga lojtarët për kontratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontratat gjithnjë e më shumë faraonike për futbollistët e talentuar tashmë janë të zakonshme në futboll, por ndonjëherë kërkesat për klubet janë vërtet absurde.

Para se të transferohej te PSG, Messi kishte bërë një listë me dëshirat që Barcelona duhet t’i kishte përmbushur për ta mbajtur atë: nga avioni privat për të kaluar pushimet me të afërmit e tij deri tek ndërtimi i një sektor për familjen e tij dhe për Luis Suarez në Camp Nou.

Në fund nuk u bë asgjë, megjithatë në botën e futbollit nuk kanë munguar kërkesat e bujshme të lojtarëve: ja 8 më absurdet.

Samuel Eto’o dhe Anzhi

Në vitin 2011, pas triplete-s së Mourinho-s me Inter-in, Samuel Eto’o u bë një nga lojtarët më të paguar në botë duke nënshkruar për klubin mega të pasur rus Anzhi Makhachkala.

Kamerunasi, megjithatë, nuk ishte i gatshëm të transferohej në Dagestan, ku ishte vendosur klubi i tij i ri, dhe kërkoi një avion privat që do ta merrte çdo herë nga Moska për stërvitje dhe ndeshje.

Një kërkesë absurde duke pasur parasysh distancën, por në fund Anzhi pranoi çuditërisht, duke transportuar Eto’o 1200 milje për çdo seancë gjatë dy viteve të tij në klub.

Giuseppe Reina dhe Arminia Bielefeld

Anësori gjerman Giuseppe Reina iu bashkua Arminia Bielefeld në 1996, por vetëm pasi diskutoi me klubin për ndërtimin e një shtëpie të re për çdo vit që ai qëndron me klubin.

Megjithatë, kërkesat e çmendura u kuptuan ndryshe nga kompania. Reina synonte një pronë me madhësi natyrale, por Bielefeld në vend të kësaj i dërgonte një shtëpi Lego çdo vit.

Në fund të aventurës, gjermani mori tre shtëpi në miniaturë dhe tulla përpara se të largohej në 1999 për t’u bashkuar me Borussia Dortmund për pak më pak se 2 milionë.

Ronaldinho dhe Flamengo

Në klasifikimin special nuk mund të mungonte gjeniu Ronaldinho. Në Brazil në vitin 2011, pas një karriere të shkëlqyer në Europë mes PSG-së, Barcelona-s dhe Milan-it, Dinho vendosi të nënshkruajë me Flamengon me kushte të caktuara.

Fenomeni brazilian dëshironte të sigurohej që ai të kishte ende mjaft kohë të lire për t’u kënaqur jashtë fushës, gjë që do të thoshte të urdhëronte klubin të përfshinte një klauzolë në marrëveshjen e tij që e lejonte të dilte të festonte dy here në javë. Klubi nuk hezitoi të pranonte dhe Ronaldinho u përgjigj duke shënuar 32 gola në 44 paraqitje.

Gascoigne dhe Tottenham

Lexo edhe :  Tri klube ofrojnë 40 mln euro, Barcelona po shet mesfushorin?

I pranishëm në këtë listë është edhe Paul Gascoigne, i cili në vitin 1988 kërkohej nga Tottenham dhe Manchester United. Shërbimet e tij i siguruan Spurs, që për ta marrë nga Newcastle duhej t’i blinin babait të Gazzës një shtëpi dhe një makinë të re, si dhe t’i siguronin motrës së tij një shtrat dielli. Falë kërkesave të pranuara, Gascoigne është bërë një ikonë e klubit.

Kean dhe Juventus

Pasi shpërtheu me Juventus-in, falë golave të parë në Serie A, Moise Kean dhe babai i tij kanë nisën negociatat kontraktuale me bardhezinjtë.

Kërkesa absurde? Babai i djaloshit donte që klubi t’i blinte traktorë për fermën e tij në Bregun e Fildishtë. Kean dhe babai i tij shpjeguan se refuzimi do t’i shtynte ata të hiqnin dorë nga marrëveshja dhe më pas të largoheshin me kosto zero.

Reagimi i Juventusit? Fillimisht i pranoi kërkesat, më pas negocioi një marrëveshje të veçantë me lojtarin që nuk përfshinte mjete bujqësore.

Icardi dhe Galatasaray

Kërkesat më të freskëta absurde në këtë listë lojtarësh janë ato të Mauro Icardi-t për transferimin e fundit me formulën e huazimit te Galatasaray.

Sulmuesi dhe agjentja/bashkëshortja Wanda Nara i bëri gjashtë kërkesa klubit turk, duke përfshirë një shofer 24 orë, një kuzhinier dhe një shtëpi me siguri personale.

Showgirl-ja shtoi edhe një dhomë hoteli për vete deri në dhjetor dhe një shkollë ku fëmijët mund të ndiqnin mësimet. Kërkesa që u pranuan dhe sulmuesi argjentinas u transferua në Turqi.

Adebayor dhe Lyon

Siç shihet në situata të tjera, jo të gjitha kërkesat mund të pranohen dhe ndonjëherë kjo çon në anulimin e marrëveshjes. Ky është rasti i Emmanuel Adebayor, i cili e teproi me Lyon-in në verën e vitit 2016.

Marrëveshja ishte afër përfundimit përpara se Adebayor të kërkonte një vilë me pamje nga Korsika, një helikopter, një kuzhinier privat dhe fanellën me numrin 10 (në atë kohë të Lacazette).

Kërkesat u konsideruan të tepërta dhe klubi francez u tërhoq, me Adebayor që mbeti pa ekip derisa u transferua te Basaksehir në janarin e 2017-ës.

Neymar dhe Barcelona

Para Messit ishte Neymar ai që i bëri një sërë kërkesash Barcelona-s gjatë negociatave me klubin në vitin 2013 për transferimin e tij nga Santos.

Dëshira e madhe e blaugranave për t’ua vjedhur rivalëve të Real Madrid çoi në pranimin e një klauzole që do t’i shihte ata të paguanin një grup miqsh të tij për të shkuar në Spanjë nga Brazili çdo dy muaj.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV