Gjithçka ndryshoi pas vdekjes së Elizabeth! Zbulohen monedhat me portretin e Charles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Charles, që do të hyjnë në qarkullim brenda disa javësh.

BBC News publikoi një foto të monedhave dhe një kurorë përkujtimore prej 5£ që përfshin një imazh të Mbretit nga skulptori britanik Martin Jennings.

Monedhat ndjekin traditën shekullore me monarkun që ndodhet në anë të kundërt me paraardhësen e tij.

Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, ai nuk mban kurorë.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, monedhat nga 1p deri në £2, të cilat përdoren në jetën e përditshme, do të qarkullojnë duke mbajtur të njëjtin imazh të mbretit Charles.

Ato do të dërgohen kur të jetë e nevojshme për të zëvendësuar monedhat e vjetra të dëmtuara dhe të konsumuara dhe për të mbuluar çdo kërkesë shtesë.

Portreti zyrtar u krijua për t’i dhënë një pamje reale Mbretit, dhe e njëjta gjë vlen edhe për mbishkrimin.

Monarkët e mëparshëm britanikë janë shënuar në mbishkrim duke përdorur versionin latin të emrit të tyre. Megjithatë, monedhat e reja thonë Charles III në vend të Carolus.

 

Të fundit

Rama u përgjigjet komentuesve: Ndërtimet pa leje peshqesh i trashëguar nga këneta

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që...

“Pensionet europiane nuk bëhen kollaj”/Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte marrëveshje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj “Sy m’Sy” pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet...

Ja pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det

Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës. Ata kanë shfrytëzuar motin e mirë dhe me...

‘Non grata’ e Berishës, Harxhi flet me siguri: Ka mbetur puna vetëm për një firmë…

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zhvilloi një bisedë këtë të shtunë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News. Ajo u pyet...

Lajme të tjera

Web TV