Ish-deputeti i PD i drejtohet Berishës: Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi, duhet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së së Sali Berishës.

Anëtari i këtij këshilli, ish deputeti Aleksandër Biberaj, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht. Sipas tij Edi Rama nuk rrëzohet me konferenca, por me një axhendë të qartë.

“Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik. Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai. Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi”, tha Biberaj.

Sakaq, Berisha tha se nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre.

“PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumë planëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme. As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet. Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, tha ai.

Të fundit

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori...

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Lajme të tjera

Web TV