Zyrtare/ Zbulohet qyteti ku do të mbahet ‘Eurovision 2023’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool është përzgjedhur si qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023, kanë konfirmuar Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC.

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 maj ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën më 9 maj dhe të enjten më 11 maj.

Ky është edicioni i 67-të të Eurovision, ndërsa në garë për qytetin mikëpritës ishte dhe Glasgow.

BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të konkursit.

“Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle”, ka deklaruar mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest Martin Österdahl.

 

 

Të fundit

Sefa: Është krijuar një koalicion anti-SPAK, ja pse ka frikë Edi Rama

Avokati Indrit Sefa në studion e emisionit “Open” në News24 tha se sot kemi një koalicion anti-SPAK, dhe do...

Berisha: “Kush prek votën, duhet të lërë kokën”

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të mos qëndrojnë...

“U bë forca ime”, ja kujt ia dedikon fitoren e “Ferma VIP” Dijonis Biba

Dijonis Biba u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ai u shpall si më i preferuari i publikut...

Elgit Doda lancon këngën e re por ka një paralajmërim për fansat e tij

Këngëtari i mirënjohur Elgit Doda ka lancuar projektin e tij më të ri muzikor pak momente më herët i cili mban titullin “Ditë e...

Arrestohet punonjësi i Policisë në Himarë, akuzohet për katër vepra penale

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen...

Lajme të tjera

Web TV