Ronaldo flet për modelin e famshëm të flokëve: “U urreva nga miliona nëna në mbarë botën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronaldo Luis Nazario De Lima pati një karrierë të pasur, e cila u kurorëzua në vitin 2002 në Kupën e Botës në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Më pas, me tetë gola, pas disa lëndimeve brutale në gju dhe operacioneve, ai udhëhoqi Brazilin drejt titullit të pestë.

Në prag të ndeshjes gjysmëfinale me Turqinë, Ronaldo tronditi botën me një model flokësh të paparë më parë.

Ai ishte tullac, përveç pjesës së përparme të kokës, ku la një “pjesë” të vogël flokësh.

Në një intervistë për televizionin britanik, prezantuesi i ka kujtuar episodin kur nëna e tij e ka telefonuar teksa po kthehej me avion në Brazil.

Ajo e pyeti se çfarë e bëri atë t’i presë kështu flokët dhe nuk e përmendi atë që djali i saj kishte fituar, trofeun më të madh të futbollit.

Ronaldo qeshi dhe konfirmoi se ishte e vërtetë.

“Po, ajo e urrente atë prerje flokësh.

Jo vetëm ajo, miliona nëna në mbarë botën më kanë urryer dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite sepse të gjithë i prerë kështu flokët.

I kërkoj falje të gjithëve, më vjen shumë keq”, ka thënë futbollisti legjendar dukë qeshur.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV