Asnjë humbje jete/ MSH publikon shifrat: Ja sa raste të reja janë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 20 raste të reja me COVID nga 596 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 6 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Skrapar, nga 2 qytetarë në Lezhë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 244 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,757 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika ( 21 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 20

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 596

Testime totale 1,992,893

Raste pozitive 331,593

Raste të shëruara 327,757

Raste Aktive 244

Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 173

Fier 19

Lexo edhe :  U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Vlorë 13

Berat 10

Gjirokastër 7

Shkodër 6

Elbasan 6

Durrës 5

Dibër 3

Lezhë 2

Të fundit

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV