Video-Tmerronin fëmijët me maska Halloweeni, pushohen nga puna 4 edukatoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çerdhe në Misisipi ka pushuar nga puna katër anëtarë të stafit pasi janë filmuar me maska të frikshme dhe duke frikësuar fëmijët.

Videot u filmuan nga një anëtar i stafit në Lil Blessings, një qendër e kujdesit ditor në Hamilton, Misisipi verilindor.

Fëmijët shumë të vegjël mund të shihen të ulur në një tavolinë derisa një i rritur i frikëson ata me arsyen se ata kanë pasur sjellje të keqe. Ai i bërtet fëmijëve dhe i ndjek nga pas. Fëmijët dridhen dhe vajtojnë nga frika dhe thërrasin prindërit e tyre.

Mbetet e paqartë se nga e kanë origjinën videot, por raportet tregojnë se ato janë postuar fillimisht në Facebook.

Prindërit janë krejtësisht të zemëruar me personelin e çerdhes për këtë shkelje të besimit dhe kërcënojnë me akuza penale.

Katër punëtorë u pushuan nga puna pasi pronarja e Lil’ Blessings, Sheila Sanders, u bombardua me ankesa.

Sipas raportimeve, pronarja mësoi për këto video vetëm të mërkurën, por të paktën njëra prej këtyre videove u filmua në shtator.

“Njerëzit që i bënë këto akte nuk janë më me ne. Ata u pushuan nga puna”, tha Sanders.

Njëra nga punonjëset e çerdhes që mund të shihet në video me maskë postoi gjithashtu një video 19-minutëshe ku kërkoi falje.

Të fundit

A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike do të bojkotojë Kuvendin e ri në...

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025! 9-të masat mbështetëse

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe...

Rreth 520 miliardë euro shpenzime, Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të shpenzuar qindra miliarda euro për...

Cunami në Japoni shënon viktimën e parë, një grua humb jetën teksa po i largohej dallgëve

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami. Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë...

Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Këngëtari kryesor i parë i grupit legjendar Iron Maiden, Paul Mario Day, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Lajmi u bë i ditur më...

Lajme të tjera

Web TV