Në Allianz Arena zhvillohet dueli i gjigantëve të Grupit C, ndërmjet Bayern Munichut dhe Interit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Edhe bavarezët edhe zikaltrit e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt, ndërsa këtë sfidë e zhvillojnë vetëm për prestigj.
Skuadra gjermane është kualifikuar na pozita e parë në Grupin C, derisa ekipi italian nga vendi i dytë.
Trajnerët Julian Nagelsmann dhe Simone Inzaghi i kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Mazraoui, Pavard, Upamecano, Stanisic; Gravenberch, Kimmich; Sadio Mané, Sabitzer, Coman; Choupo-Moting.![](https://fjala.al/wp-content/uploads/2022/11/EAF34E1D-CCB2-4E42-9979-E469C18B507B.jpeg)
Formacioni startues i Interit: Onana; Bellanova, De Vrij, Acerbi; Darmian, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lautaro Martínez, Correa.![](https://fjala.al/wp-content/uploads/2022/11/6A76AE1D-2F39-4E61-B70D-B746AFEF88D4.jpeg)