Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
Milani tenton të harrojë humbjen e Torinos me rinovimin e Stefano Piolit. La Gazzetta dello Sport hapet me nënshkrimin e trajnerit të kuqezinjve: “Pioli Mister Milan”, me trajnerin që zgjat kontratën deri në vitin 2025 me ‘Djallin’. Rinovim dyvjeçar me rritje për Piolin dhe do të ketë edhe një çmim shtesë nëse ai fiton Champions League.
Corriere dello Sport hapet edhe me dëmtimin e dyfishtë të Pogba dhe Lukaku: “Tronditje botërore”. Pogba dorëzohet dhe nuk shkon në Botëror, Lukaku ndalet sërish nga dëmtimi dhe tani po garon me kohën.
“Nder dhe 125 vjet lavdi”, shkruan torinezja Tuttosport , e cila festoon ditëlindjen e Juventusit sot dhe një histori për t’u respektuar duke filluar me ndeshjen e Champions League kundër PSG.
“E shoh të vështirë që Messi të kthehet”, e hap gazeta AS ditën e sotme, me një intervistë me ish-yllin e Barcelonës, Iniesta , i cili fokusohet në rikthimin e mundshëm të Leo Messit te Blaugrana.
Mundo Deportivo hapet me titullin “Ofrohen”, duke i dhënë hapësirë merkatos dhe mundësive në një bazë transferimi të lirë për Barcelonën në merkaton e verës së ardhshme. Kante, Jorginho, Dalot dhe Moukoko në radarin e lidershipit katalanas.