Presidenti i tyre, Vladimir Putin, duket pafundësisht “i etur” për luftë dhe fitore, ndonëse kanë kaluar 8 muaj, por rusët nuk mendojnë njësoj.
Shitjet e antidepresantëve në Rusi kanë kapur majat teksa janë rritur si kurrë më parë, pasi realiteti i mjerueshëm i luftës në Ukrainë po shfaqet në publik, kanë thënë disa prej zyrtarëve perëndimorë.
Rusët shpenzuan 70% më shumë për ilaçe dhe kokrra në tetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të kaluarën, edhe pse kaluan pjesën më të madhe të vitit 2021 në karantinë për shkak të Covid.
“Rusët ndihen të frikësuar” pasi “gabimi katastrofik” i pushtimit të Putinit, përfshirë rekrutimin masiv dhe dhe ekonominë godasin jetën e njerëzve”, shtuan zyrtarët perëndimorë.
Kjo nënvizohet nga fakti se të paktën 400,000 rusë kanë ikur që kur presidenti Putin njoftoi se do të fillonte të dërgonte rekrutë të rinj në ushtri, por pavarësisht kësaj, zyrtarët thonë se nuk ka asnjë shenjë se Putini ka vendosur të ndryshojë mendimin për Ukrainën apo ndonjë indicie se udhëheqësi i Kremlinit do të zëvendësohet së shpejti nga dikush tjetër.