test

A do jesh në zyrë më 12 nëntor?! Rama: S’mund të themi ‘a do ia lësh hasmit kullën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Edi Rama ka qenë i ftuari i parë i Sokol Ballës, në emisionin “Real Story”.

Në bisedën me gazetarin, Rama u pyet edhe për protestën e opozitës të paralajmëruar më 12 nëntor dhe deklaratat nga Paloka dhe të tjerë se atë ditë do të futen në kryeministri.

“Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës.

Ndërsa i pyetur nëse do të jetë në zyrë atë ditë, Rama u përgjigj:

“Nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit’. Kjo gjuhë është e papranueshme”.

Të fundit

52 vite mjek i minatorëve në Memaliaj; nuk u largova as kur më kërkuan në Tiranë

Lindur më 17 qershor 1948 në Salari të Tepelënës, Sefer Xhaferr Shehu studioi për mjekësi, dhe pas diplomimit në...

Se si partitë e ekstremit të djathtë joshën votuesit e rinj në të gjithë Evropën

Albena Azmanova   Nuk ishte befasi që partitë e ekstremit të djathtë dolën mirë në zgjedhjet evropiane – sondazhet e kishin parashikuar vazhdimisht triumfin e tyre....

Anticikloni/ Këtë javë priten ditë të nxehta, termometri do shënojë deri në 43 gradë

Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore...

Presidenti i Shqipërisë mbështet Planin e Paqes për Ukrainën

Në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër, Presidenti i Shqipërisë mbështeti planin e propozuar nga Ukraina, duke theksuar rëndësinë e një procesi të...

“Të Bashkuar në Sakrificë dhe Mirësi”, krerët e shtetit mesazhe për Kurban Bajramin

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, politikanët shqiptarë u bënë bashkë për të uruar besimtarët myslimanë dhe për të përcjellë mesazhe të forta...

Lajme të tjera

Web TV