Kurbinasit “ndëshkojnë” Partizanin, Tirana merr komandën e Superiores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani pëson humbjen e dytë radhazi, teksa këtë herë u mund nga Laçi në transfertë. Goli i Ujkës i realizuar në minutën e 13-të u dha fitoren e tretë radhazi kurbinasve, që kanë bërë kthesën e vijojnë ngjitjen në renditje.

Bardhezinjtë ishin dukshëm më superiore, duke pasur shumë mundësi për të shënuar edhe golin e dytë. Nga ana tjetër, të kuqtë e patën të vështirë për të rrezikuar, teksa një goditje e Hotit në pjesën e dytë ishte rasti i parë serioz, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes, kryeqytetasit goditën shtyllën, por pa arritur që të barazonin rezultatin.

Pas këtij takimi, Partizani zbret në vendin e dytë, duke mbetur në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Laçi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Në sfidën tjetër, Tirana merr kryesimin e Abissnet Superiores, pasi mundi në “Selman Stërmasi” me rezultatin minimal Egnatian. Skuadrës së Orges Shehit i mjaftoi një gol i Patrick në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 51-të, për të marrë fitoren e dytë radhazi, por mbi të gjitha për t’u katapultuar në vendin e parë në Superiore.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme dhe me pak raste, teksa mund të veçohet një goditje e Xhixhës dhe një rast i Camajt. Në pjesën e dytë, Patrick u tregua vigjilent brenda zone, duke kthyer në gol një harkim të Toshefskit. Me portën e boshatisur dhe me përgjumjen e mbrojtjes mike, 24-vjeçari nuk e pati të vështirë që të gjente rrjetën.

Skuadra rrogozhinase pati disa mundësi të mira për të shënuar, megjithatë nuk ia doli që të marrte diçka nga kjo sfidë. Në të 74-tën, Delarge arriti që të gjente rrjetën, por anësori i ndërpreu festën, duke sinjalizuar pozicion të parregullt. Me 11 pikë të grumbulluara, ekipi i Shpëtim Duros e sheh veten në vendin e pestë me 15 pikë.LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia në “Selman Stërmasi”.  Rezultati 1-1 – AlpeSport

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV