Strehimi i MEK në Shqipëri, Rama: SHBA ka një borxh për të larë me ne, do vijë koha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA ka një borxh për të larë me Shqipërinë”.

Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dhe me këtë deklaratë i referohet strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK,  për shkak të së cilës vendi është përballur me sulme kibernetike.

Rama sqaroi se “me aleatët strategjikë nuk mund të bëhen aleanca që merr çfarë pëlqen dhe atë që nuk pëlqen e refuzon.”

Përballë gazetarit Sokol Balla, kryeministri theksoi se një vend ka detyrime dhe momente kur duhet të bëhet i vlefshëm për aleatët e mëdhenj.

Rama: Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës, ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo. Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi, jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm. Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm. Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV