U kthyen pa dashje në “zonjat rozë”, delet “ndryshojnë look” pas problemit me ushqimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tufë delesh kanë një pamje të bukur rozë pasi një ushqyes arriti të ngjyroste leshin e tyre, shkruan BBC news.

Delet e llojit Valais Blacknose kanë marrë ngjyrën e kuqe ndërsa hanin në  Cannon Hall Farm në Barnsley.

Fermeri Richard Nicholson tha se delet ishin kthyer pa dashje në “zonjat rozë”.

“Vizitorët në fermë i shohin me dyshim”, tha ai.

“Sapo blemë një ushqyes të ri dhe vumë re se leshi i tyre po bëhej gradualisht gjithnjë e më rozë”, tha Nicholson.

Pas postimit të fotos në Instagram, delet u bënë shumë shpejt “të famshme.”

Fermeri fillimisht mendoi se ishte ndonjë fermer tjetër që kishte përdorur ngjyrues mbi delet e tij, por shpejt e kuptoi se fajtori ishte ushqimi.

Kafshët e leshta të fermës nuk kanë gjasa të kthehen në ngjyrën e tyre origjinale së shpejti, shtoi ai.

“Janë një lloj delesh që qethen dy herë në vit. Nuk mendoj se do të ndalet derisa boja të mbarojë nga ushqyesi, kështu që ato do të jenë rozë për pak kohë.”

“Është diçka e çuditshme”, përfundoi ai.

 

 

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Lajme të tjera

Web TV