Antimafia italiane/ “SPAK të veprojë, kemi sfida të mëdha përpara”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK Arben Kraja ka marrë pjesë në një simpozium në Tiranë ku ka qenë prezent edhe kreu e antimafies italiane Giovanni Mellillo. Kraja tha se grupet kriminale kanë shtrirje deri në Dubai, ndërsa Mellillo tha se “konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmi”.

Grupet kriminale kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri në Dubai. Kështu deklaroi kreu i SPAK Arben Kraja në simpoziumin “Krimi organizuar ndërkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor”. Sipas Krajës, grupet kriminale janë bërë shumë të egër dhe asnjë shtet i vetëm nuk mund ta luftojë i vetëm. “Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu, grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar”, tha Kraja. Kreu i SPAK deklaroi gjithashtu se “nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 tonë drogë”.

Reagimi i Giovanni Mellillo

“Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”. Këto ishin fjalët e Giovanni Mellillo, drejtues i antimafias dhe antiterrorit italian, i pranishëm dje në Tiranë në një simpozium me rastin e 30-vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia (DNA). Mellillo nënvizoi edhe faktin që marrëdhëniet e DNA me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të kaloi në një nivel tjetër, sepse sfidat e sotme në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit kërkojnë një integrim më të madh. “Përballë fenomeneve të korrupsionit, pasurisë së paligjshme duhet që institucionet të jenë të mbrojtura. Duhet mbështetur nga një konsensus më i gjerë edhe politik. E rëndësishme është që edhe ne të vazhdojmë me tej, duke i rritur përpjekjet. Prokurorët e SPAK duhet të ndihen në shtëpi në zyrën që unë drejtoj”, deklaroi Mellillo. Sipas tij, “skuadrat e përbashkëta hetimore nuk mjaftojnë më, duhet vepruar mbi planin e analizës dhe planifikimit hetimor, jo vetëm ndaj krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit. Vendet tona kanë një sfidë të përbashkët, transformimeve të elementeve kriminale, që po ndodhin në Mesdhe, Lindjen e Mesme e më gjerë. Kriminaliteti me bazë terrorizmin po rritet, por zgjerohet edhe lufta. Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”.

Lexo edhe :  Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

 

Të fundit

E keni ditur! Sheqeri i bardhë apo kaf, cilin duhet të përdorni

Sot në treg ka shumë lloje sheqeri, por sheqeri kaf dhe sheqeri i bardhë janë ende dy më të...

Berlini, Parisi dhe Roma i shkruajnë Albin Kurtit: Po rrezikoni antarësimin

Tre shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të konsideroj draftin e propzuar nga BE...

Projekti më i finalizuar në vitin 2023/ Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?

Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për...

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për shkak të kontributeve të ulëta...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Lajme të tjera

Web TV