Një burrë dhe një grua qajnë për Gridën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Ndodh për herë të parë në etnografinë e kombit tonë, madje edhe të kombeve fqinj të bardhë. Në zonën gjeografike nga vjen burri që qau për Gridën, burrat qajnë burrat, por jo gratë- nuk ndodh kurrë. Në këtë zonë, burrat nuk qajnë as pa zë, në grusht; por vaji i burrave quhet ‘gjamë’. Është një piskamë që shpon zemrat e njerëzve dhe hapet nga mali në mal… Ndërsa vajtoret janë tjetër gjë. As në Elbasan nga ku vjen gruaja që qua Gridën, nuk ndodh që burra e gra të qajnë njëherësh. Në disa fise shumë të thella të pazhvilluara në rruzull, kjo edhe ndodh.

Këtu nuk nuk ndodhi gjë; thjesht një deputete zgjodhi të lërë ‘tufën’ e të shkojë në punë të vet.

Po pse ndodhi ‘vaji burrë- grua’ për herë të parë në kombin tonë europian, dhe pse ndodhi pikërisht në Partinë Demokratike?

Arsyeja e parë, është se PD funksionon më shumë si  një ‘Parti fis’ se sa një parti politike ligjore. Në fiset e largëta ndodh e njëjta gjë. Që nga dita kur u krijua, PD mban atavizmën e fisit; por vit pas viti erdhi duke e zhvilluar deri në ditët tona. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun. Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës. Një fis. Vetë Foltorja e Berishës, që e ka quajtur gabimisht PD, është e natyrës fisnore, ku nuk e njeh ligji. Ligji për fiset e pazhvilluara është njësoj si llamba elektrike në xhungël ku banorët e shqyejnë dhe e hanë me dhëmbë kudo ta gjejnë.

Pra jemi në fis, dhe në fis qajnë sa herë një anëtar i fisit devijon shtegun.

Arsyeja e dytë është se PD kalon nga njëra katastrofë në tjetrën, e tani është kthyer në një grupim të frustruar ku iu duket se sapo të largohet një nga anëtarët, vendi mbetet bosh dhe ‘ujku hyn në vath’. Largimi i Grida Dumës nga radhët e deputetëve të PD shkaktoi vaje, në vend që të kishte shkaktuar indiferencë. Indiferenca do të dëshmonte se Partia ka vlera të gjëra brenda saj; vlera që shkojnë që nga vendimet në grup deri në respektin e sjelljes individuale. Një mike që largohet, njësoj si në Perëndim kur largohet ministri, kryeministri, presidenti, mbreti…, të gjithë këta lënë pas një ‘good bye!’ të lehtë dhe një buzëqeshje. Ndërsa në PD, thuajse gjithë jetën e saj, ka sunduar Kanuni, Sheriati dhe ‘Ligji i më të fortit’. Burri dhe gruaja që qanë për Gridën dje kishin të drejtë të qanin: Në një grupim ku dihet ardhja por nuk dihet ikja; dihet se je në jetë por jo se si do të jesh…, në këtë grupim çfarëdo ikjeje ia vlen të qahet me lot. Të dy deputetët, gruaja dhe burri që qanë  dje, në subkonshin e tyre kanë prekur pikërisht këtë fund.

Lexo edhe :  SPAK do ta shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni i lartë shtetëror

Miku im Alfred Duka, një anëtar i zjarrtë i PD, shkruante dje në fb: “Kush po i ha deputetët tanë?… Deputetët e PD në Kuvend si në Big Brother. Lot dhe ndarje. Medet!”.

Arsyeja e tretë, në Partinë Demokratike nuk bëhet politikë, aq më pak politikë në dobi të vendit. Kjo i kishte imponuar shoqërisë primitivizëm, korrupsion, konflikt, emocion; asgjë të hijshme për politikë moderne. Këtu ku ndodhin të gjitha, këtu edhe emocioni shpërthen dukshëm. Ulet burri nën stol e nën gju dhe derdh lot për Gridën…, deri këtu shkon puna.

PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal. Turma, si PD, nuk e do të vërtetën, ushqehet me iluzion dhe me emocion.

Ata që qanë dje, ata thjesht zbatuan ‘statusin’ e Partisë Demokratike!

 

 

 

 

Të fundit

Pezullimi i transportit të gazit rus drejt Evropës,reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në...

Keni ngrënë shumë gjatë festave të fundvitit? Zgjidhja si ta tretni ushqimin

Pas festave të fundvitit, shumica prej nesh mund të ndihen të rënduar nga ushqimi i tepruar. Ja disa këshilla praktike për të përmirësuar tretjen dhe...

Qëlloi me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv,...

Aktori 94-vjeçar Clint Eastwood po përgatitet për filmin e tij të radhës

Aktori dhe regjisori legjendar Clint Eastwood, pavarësisht 94 viteve të tij, duket se nuk dorëzohet. Sipas informacioneve ekskluzive nga World of Reel, ai është...

Popullsia e Gazës ka rënë me 6 përqind që nga fillimi i luftës

Popullsia e Gazës ka rënë me 6 për qind që nga fillimi i luftës me Izraelin gati 15 muaj më parë, pasi rreth 100,000...

Lajme të tjera

Web TV