A ka përfituar PL fonde ruse? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është pyetur nëse ish-LSI ka marre fonde ruse nën drejtimin e saj.

Kryemadhi lidhur me akuzën e kryeministrit Rama tha se kjo është thjesht një tentativë për të çfokusuar vëmendjen nga problemet e vërteta qe ka shkaktuar kjo qeveri.

Teksa akuzoi kreun e qeverisë se ka lidhje me ish-drejtorin e FBI ndaj të cilit ka një hetim në SHBA për lidhje me financimet ruse.

“E keni kuptuar që Rama thërret ujku ujku e çakalli bën kërdinë këtej. PL s’ka marrë asnjëherë financime ruse e kanë qenë të qartë në linjën e tyre. Asnjë nga PL s’ka dalë në atë listën e pyetjve të një hetimi të madh që bëhet sot në Amerike për ish drejtorin e FBI që akuzohet për lidhjen e tij me Ramën për lidhjen e ngushtë që kanë të bëjnë me financimet ruse.

SHBA kanë bërë një investigim e Rama ka bërë shumë për ta eleminuar këtë lloj investigimi e lajmi në media që të shkëpusë vëmendjen nga varfëria, laegimi i të rinjve e për të shfokusuar vëmendjen e opinionit të rublat.

Rama mos mendoni se do e linte një gjë të tillë do vinte nja 10 prokurorë të tjerë kundër PL për ta hetuar këtë cështjen e rublave por nuk ka, e ka si lloj antistresi për të justifikuar problemet e veta. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr ndonjë bllof mediatik që i ka dalë boja e është bërë shumë “old fashion” në këtë drejtim”, tha Kryemadhi.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV