Çuditë e gjyqësorit/ Alqi Bllako bën ecejaken burg-shtëpi, shtëpi-burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit e GKKO-së rrezoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke vendosur rikthimin në qeli të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve. Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës për të cilat po hetohet Bllako u konsideruan krime të rrezikshme nga gjykata e Posaçme e Apelit dhe për këtë shkak u urdhërua ridërgimi i tij në paraburgim.

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, pas tre javësh “arrest shtëpie”, është rikthyer në qeli. Në fakt, vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë së tij ishte i befasishëm kur u la në “arrest shtëpie” dhe shkaktoi debate të shumta. SPAK e ankimoi vendimin dhe dje Gjykata e Apelit vendosi rikthimin në qeli në masën “arrest me burg pa afat”. Pasi ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u kthye në burg për çështjen e inceneratorëve, avokati i tij, Sokol Azizaj, në një komunikim për mediat tha se nuk ka akoma në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ai tha se nuk priste që gjykata të jepte këtë vendin, duke shtuar se në këto kushte masa ‘arrest me burg’ dhe ‘arrest shtëpie’ janë e njëjta gjë. “Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale.

Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha avokati. Pala mbrojtëse pretendonte se lehtësimi i masës së sigurisë është i drejtë pasi SPAK-u ka ezauruar të gjitha veprimet hetimore dhe se ish-deputeti nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të dëmtojë provat, apo t’i shmanget hetimit. Ndër argumentet e paraqitura në seancën e 6 tetorit, kur u vendos edhe kalimi i Bllakos në “arrest shtëpie”, janë paraqitur edhe rrethanat familjare të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nevoja e tij si kryefamiljar në përkujdesjen e tre fëmijëve të mitur.

Lexo edhe :  Rama me shqiptarët në Athinë/ Mund t'ja 'vjedhi' shfaqjen Noziyt, do jetë masiv prej tij

Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, pak orë pasi SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për ta arrestuar. Sipas SPAK, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me llojin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori, duke mashtruar Këshillin e Ministrave, si edhe ka përfituar ryshfet për favorizim të paligjshëm të kompanisë koncensionare.

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV