Pasi të mandatuarit e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt nuk arritën asnjë dakordësi për të shkuar bashkë në zgjedhjet lokale, është aluduar se mes Berishës dhe Alibeajt ka pasur një takim kokë më kokë. Megjithatë, Alibeaj është shprehur se nuk është takuar me Berishën dhe nuk beson në “marrveshje sekrete” dhe prapaskena.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili vijon të vetëquhet si kryetari de juro i Partisë Demokratike, ka mohuar mundësinë që të jetë takuar me “kryetarin” de facto të PD-së Sali Berisha. Kjo është aluduar në media që të dy mund të kenë pasur një takim kohët e fundit, sidomos pas përçarjes edhe më të madhe pasi të deleguarit e palëve numk shkuan në dakordësi. Gjithsesi
deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë për një takim mes tij dhe Sali Berishës. Aliebaj mohon të jetë takuar me ish-kryeministrin duke theksuar se ndarjet për çështje thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe a me takime sekrete por vetëm duke u përballur me të vërtetën. “Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret. I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin”, shkruan Alibeaj.
Krisja në PD
Kur Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë e Partisë Demokratike u distancua nga Berisha. Ndërsa kulmin e ndarjes e arritën në momentin kur filloi lufta mes Berishës dhe Bashës, teksa ky i fundit u detyrua të largohej duke i lënë stafetën Enkelejd Alibeaj, i cili e mori parasysh që përballë do të kishte Sali Berishës, luftën e të cilit “po e ndjen”. Berisha hapi betejën edhe me Alibeajn për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 11 dhjetorit, por Alibeaj e dërgoi çështjen në gjykatë se kujt i përket partia. E nga ana tjetër Berisha kërkoi në gjykatë njohjen e vendimeve të marrë në 11 dhjetor në Kuvendin kombëtar të mbledhur nga demokratët. Pritet që gjykata e Apelit të vendosë se kush do e marrë drejtimin e partisë dhe duket se gjykata e ka marrë “take it easy” dhe nuk do i lë kohë Sali Berishës të ndërtojë partinë e tij dhe logon e partisë. Alibeaj nuk po e përdor as selinë e Partisë Demokratike dhe të gjitha qëndromet i mban nga selia e Kuvendit. Megjithatë për zgjedhjet lokale të dy kryetarët mandatuan njerëzit e tyre për të negociuar që të shkonin bashkë në zgjedhje. Pas disa takimeve nuk pati tym të bardhë, pork jo nuk do të thotë se nuk mund të ketë tentativë tjetër…