Braçe ironizon Kumbaron: Rang shumë i lartë, nuk komunikon me nivele të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Erion Braçe ka ironizuar ministren Mirela Kumbaro teksa komentoi vendimin e fundit për vendosjen e traut në Parkun e Divjakës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Braçe u shpreh me ironi se ministrja është nivel shumë i lartë dhe nuk komunikon me nivelet më të ulëta në rang.

“Është nivel shumë i lartë ky që po më pyesni dhe nuk mund të komunikojë me nivele më të ulëta në rang.”, u shpreh Braçe teksa u pyet nëse ka biseduar së fundmi me ministren për këtë vendim

“Patjetër se me çdo mënyrë ligjore duhet të ndryshojë”, tha deputeti për vendimin për vendosjen e traut në Parkun e Divjakës, pasi e quajti një vendim të paligjshëm.

Banorët e Divjakës kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.

Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.

Të fundit

“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

I dashur Edi, Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë...

Subvencionet ndikojnë tregun/ Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit

Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimir Çelës nga Karbunara e Lushnjës, si treg të...

Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 600 mijë dollarë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij, Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kërcënimi që vjen nga Kina, real

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë dhe se mund të jetë...

Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe media. Informatori i...

Lajme të tjera

Web TV