Aeroporti i Vlorës/ Rama: Në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të premte një takim me turoperatorët në Vlorë. Rama u shpreh se Vlora ka pasuar ndryshime si pasojë e projekteve të zhvilluar në këtë qytet.

Gjithashtu Rama tha se në fund të vitit 2024 pritet të zhvillohet fluturimi i parë në Vlorë, pasi sipas tij punimet për aeroportin janë në zhvillim e sipër.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në themi çdo shaka është gjysma e të vërtetës. Ju faleminderit për këtë moment. Më vjen keq për vonesën dhe pamundësinë për të qenë dhe pasur një takim më të gjatë, por për shkaqe objektive, u vonuam pak. Gjithsesi më vjen mirë që Vlora sot është pasqyrë kuptim plotë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur shërbim më të mirë sepse në fund të ditës, shërbimi dhe cilësia e shërbimit janë ato që bëjnë diferencën. Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit…Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.

Të fundit

Berisha: Tirania më e pamëshirë për shqiptarët është ajo e varfërisë nga plaçkitja

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, ku ka theksuar se tirania...

Trump synon ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende myslimane

Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të...

Kampion në Kupën e Botës në vitin 1978, ndahet nga jeta trajneri legjendar i Argjentinës

Zi në botën e futbollit argjentinas dhe atë botëror, Cesar Luis Menotti, ish-trajner i kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga...

E keni ditur më parë? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini një gotë qumësht para gjumit

Qumështi përmban dy përbërës, triptofanin dhe melatoninën, të cilat mund të kontribuojnë në një gjumë më të mirë. Më konkretisht, triptofani është një pararendës i...

5 Maj, sa dëshmorë ka realisht Shqipëria?

Kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore dhe sa është numri i tyre në të vërtetë? A...

Lajme të tjera

Web TV