“Rubla ruse”/ Taktikat e Ramës për të mposhtur opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duket se nuk do të përqëndrohet në premtime dhe realizime, por në denigrimin e opozitës. Çështja kryesore që ka në duar është financimi i dyshimtë i PD-së në vitin 2017 nga lobet ruse. Kanalizimi se PD e Berishës ishte kundër UÇK-së gjithashtu ngjall “prekje për çështje kombëtare”.

Kreu i qeverisë është thuajse çdo kohë në fushatë dhe në çdo takim që kryen në rrethe të ndryshme të vendit përqëndrohet tek opozita, duke trajtuar gjatë çështjen e dyshimtë të finacimeve ruse për lobim në SHBA në vitin 2017, kohë kur PD drejtohej nga Lulzim Basha. Ndonëse Basha është një figurë e djegur, Rama po këmbëngul se Basha nuk bënte asgjë pa miratimin e Berishës, duke aluduar haptas se pas finacimeve të dyshuara ruse fshihet pikërisht drejtuesi aktual i PD-së. Edhe gjatë ditës së djeshme në një deklaratë nga Vlora sulmoi opozitën e vendit duke thënë se sipas tij në vend ka një forcë të shitur që mbush me helm të gjitha ujërat e komunikimit publik. Sipas tij opozita u financuar nga Rusia për të bërë ‘çorap’ vendin duke ngritur çadra e duke bojkotuar zgjedhjet, ndërsa shtoi se kanë votuar kundër UÇK-së në Këshillin e Evropës pasi ‘vajtën atje si bedela të Putinit’. Rama po ashtu foli edhe për projektin e portit të Durrësit, ku tha se gaboi me postimin e bërë në lidhje me investimin e Alabbarit në Zagreb, ndërsa shfrytëzoi sërish rastin për të sulmuar opozitën duke thënë se “këta do e jepnin për 1 euro”, ndërsa shtoi se është hera e parë që shteti është ortak në një investim të tillë. “Në vendin tonë kemi një forcë të përbërë nga disa njerëz që është e shitur, thjesht e shitur. Çdo ditë mbush me helm të gjitha ujërat që lëvizin në botën e komunikimit publik. Ça duhet më për tu bindur që një i damkosur non-grata nga Britania dhe SHBA, për të tëra të zezat, të braktiset ça duhet më, kur ke sot që ka qenë dhe mbetet, se i thosha Lulit ndahu nga ata të dy, ja ku i ke Luli nuk është, ata të dy janë prapë. Janë për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi, janë si vazhdim i atij mallkimi që ka nisur kur u krijua shteti në Vlorë në 1912 dhe që na ka penguar të jemi aty ku duhet të jemi. Emrat dhe fytyrat ndryshojnë por mbeten të njëjtët. Janë mallkimi i bërë njeri dhe futur për të bërë çorap Shqipërinë. Pse, ma thoni pse ka një lloj paraje, rublat që janë të një vendi jo miqësor ndaj nesh, dhe të marrësh para për të bërë çorap vendin tënd dhe për të bojkotuar zgjedhje e për të ngritur çadra, pse duhet të t’i japin ato para. Sepse ke dhënë prova që e meriton besimin e atyre që e shohin këtë vend në mënyrë jo miqësore. E imagjinoni sikur në zyrën time të vinte njeriu i Putinit dhe një muaj më vonë të shkonim të votonim kundër UÇK-së në Këshillin e Evropës, por ne nuk e votuam atë rezolutë turpi që është një akt tradhtie kundër këtij vendi. Vajtën atje bedela të Putinit dhe e votuan, ne nuk e votuam. As Shpëtim Idrizi kur shkoi në Strasburg nuk e votuan rezolutën, ndërsa këta bedelat e Putinit e votuan, si të mos i marrin gjysmë milioni, po kur i nxorri CIA. Pastaj fillon muhabeti i bëri Luli, u ka pasur Lul ndonjëherë, jo po kërkoj falje për Lulin, cilin Lul mor, ku ka pasur Lul ndonjëherë, Luli vetë nuk e beson që ka pasur Lul. Luli aksionist pa shall edhe në gjumë, çohu nga gjumi firmos e merr lekët e çoji te non-grata”, tha Rama. ai e ka quajtur Berishën si të matrikulluar nga Amerika. “Që të të bëjë, të të ngulë Amerika vulën në lule të ballit, si ato matrikullimet që i bëjnë deleve, të të matrikullojë Amerika dhe të thotë je i padëshiruar sepse je i korruptuar dhe ke bërë tërë të zezat, këtu një arsye e ka. Tjetër është të esh një deputet i zakonshëm por një njeriu që ka qenë president e kryeministër t’i rrasin matrikullimin në lule të ballit, kjo ndodh sepse është rublaxhi. Unë jam i bindur se megjithëse e vërteta po vonon për këtë qafir nuk ka për të harruar dhe do dalë deri në fund”, tha Rama.
Ndjesa e Ramës
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për një postim të bërë ditën e enjete që e hoqi shumë shpejt, pasi e verifikoi që nuk qëndronte. “Dje bëra një postim për kompaninë e portit të Durrësit në Zagreb. Ishte një lajm që nuk e verifikova dhe e nxorra, sot kërkova ndjesë, kush nuk është gënjeshtar nuk justifikohet, ajo ishte diçka që po ta verifikoja do dilte, nuk u bë dhe kërkova ndjesë. Këtu ishte gabimi im. Porti do mbarojë para pak vitesh, vlera e këtij qyteti do rritet dyfish sa është sot dhe periudha e dimrit e cila është më e vështirë për një qytet bregdetar do ketë më shumë gjallëri. Porti turistik, se këta janë gdhë, që do sjellë jahte, jahtet kur vijnë këtu nuk vijnë që njerëzit të rrinë atje brenda, dhe vijnë të konsumojnë në qytet. Ndërkohë që ai porti i Durrësit atje, flasin këta që e bënë Shqipërinë 1 euro, me logjikën e këtyre e kishim dhënë për 1 euro. Për herë të parë shteti është ortak në një investim të tillë, nuk marrim vetëm taksa por edhe pjesën e fitimit”, tha Rama.

Të fundit

FOTOLAJM/ Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët dhurojnë gjak

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan sot gjak, si një...

Rezoluta anti-korrupsion e PS, Alibeaj: Synim të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se propozimi i PS-së për një Komision të Posaçëm me opozitën, synon që të ndërhyjë në Reformën...

Balla firmos Memorandum Mirëkuptimi me kreun e OSBE-së: Bashkëpunim institucional

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruar së bashku me Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë Clarisse Pasztory dhe përfaqësuesit e disa organizatave...

“A është një lidhje e vërtetë kjo e juaja?”/ Juli vendos ‘me shpatulla pas murit’ Heidin

Pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo Veshaj i ka shkruar Erjola Doçit për tu lidhur kur kanë qenë jashtë “BBV”, disa nga konkurrentët...

Leka dhe Elia zyrtarisht të divorcuar/ Çifti u nda pas problemeve të vazhdueshme

Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe...

Lajme të tjera

Web TV