Sunny Hill Festival në Tiranë nominohet për dy çmime nga European Festival Awards

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sunny Hill Festival sot ka njoftuar se është nominuar nga European Festival Awards për dy kategori të rëndësishme të çmimeve ndërkombëtare për vitin 2022, atë të Best Medium -Sized Festival (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe Best New Festival (për Sunny Hill Tiranë).

Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar, mirëpo gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira, marrë parasysh publicitetin e madh ndëkombëtar (rreth 6,000 publikime në media, mbi 1,000 të huaja), numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës, si dhe emrat që ka arritë t’i sjellë në kryeqytetet tona gjatë këtij viti (Dua Lipa, J Balvin, Afrojack, Hardwell, Diplo, Skepta, AJ Tracey, DJ Regard, Mahmood, Fedez dhe emra të tjerë të rëndësishëm).

Tani, audienca mund ta bëjë dallimin përmes votimit të Sunny Hill Festival për kategoritë në të cilat është nominuar nga European Festival Awards.

Linku për votim është KËTU – të dy kategoritë janë në listën e njejtë!

Hapat për votim janë të thjeshtë:

Klikoni në link https://bit.ly/3UW7lB2

Votoni në pyetjet numër 2 dhe numër 5 (pyetjet tjera nuk janë të obligueshme të plotësohen)

Shkruani emrin, shtetin & email adresen tuaj dhe klikoni DONE.

Çdo votë për Sunny Hill ka rëndësi, prandaj festivali ka ftuar të gjithë për mbështetje në mënyrë që ta arrijë fitoren, në të dyja kategoritë.

European Festival Awards ka 16 kategoritë e çmimeve të cilat i vlerësojnë arritjet e organizatorëve në këtë fushë dhe nderojnë festivalet dhe individët që tejkalojnë kufijtë dhe pengesat në shumë aspekte shoqërore, përfshirë shëndetin dhe sigurinë, ndërgjegjësimin dhe progresin social, dhe qëndrueshmërinë.


Të fundit

Lindi ditën e Flamurit, Rama kujton Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë

Kryeministri Rama ka ndarë një shkrim për ditën e lindjes së heroit Adem Jashari, e cila përkon me ditën...

“Shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa ‘i merr në mbrojtje’:Është fatkeqësi që na shohin kështu

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur e lumtur që ndodhet në Tiranë në...

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi te fshatit turistik të Linit. Sipas burimeve, një mjet...

Brazili kërkon kualifikimin ndaj Zvicrës, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave

Brazili dhe Zvicra është kryesfida e ditës së sotme, e cila zhvillohet në kuadër të Grupit G. Brazili është lider i grupit me tri pikë,...

VIDEO/ Mes spektaklit, Gana mposht Korenë e Jugut dhe ushtron presion mbi Uruguajin

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja...

Lajme të tjera

Web TV