Borrell: Kosova dhe Serbia nuk u morën vesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka tym të bardhë në Bruksel. Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhur ende çështjen e targave, as pas ndërhyrjes urgjente të Bashkimit Europian për të zbutur tensionet në Veri. Negociatat maratonë disaorëshe në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, përfunduan pa një marrëveshje.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave ndërsa tërhoqi vërejtjen për përgjegjësinë që u takon të dyja palëve për zhvillimet në terren. Për rreth tetë orë me radhë zoti Borrell takoi ndarazi dhe së bashku kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës dhe shmangien e tyre në prag të fillimit të fazës së dytë të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Nga e marta sipas vendimit pritet të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veriun e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar rezistencë ndaj zbatimit të tij. “Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandar Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo”, tha zoti Borrell. Ai tha se në mungesë të marrëveshjes do t’u bëjë thirrje solemne të dyja palëve. “Së pari pres që Kosova të pezullojë menjëherë veprimet e mëtejshme për ri regjistrimin e makinave në veriun e Kosovës… Serbia të ndërpresë lëshimin e targave të makinave me shenjat e qyteteve të Kosovës përfshirë ato me shenjën KM”, tha zoti Borrell, duke theksuar se do të informojë vendet e Bashkimit Evropian për veprimet e palëve dhe mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare. “Dhe më duhet të them se kjo vlen posaçërisht për Kosovën”, tha ai duke nënvizuar se ua ka bërë të qartë të dy udhëheqësve që nëse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi i tyre përfundimtar, atëherë duhet të sillen në pajtim me këtë synim. Presidenti serb Vuçiç, tha se pala serbe është pajtuar më kërkesën e zotit Borrell. “Na presin net pa gjumë dhe shumë ditë të vështira, por ne do ta dëgjojmë dhe do t’i përmbahemi këshillave dhe kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë. Ai u kërkoi atyre që të mos zbatojnë gjoba dhe ne të mos lëshojmë targa të reja KM, që ne e e kemi pranuar”, tha ai. Ndërsa kryeministri Kurti u tha mediave në Bruksel se “propozimi ishte i papranueshëm pa u shoqëruar me angazhimin për marrëveshjen përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve”. “Nuk mund të jemi të papërgjegjshëm dhe të mos trajtojmë çështjet aktuale, por nuk mund të kthehemi në udhëheqës shtetërorë që merren vetëm me targa makinash dhe nuk flasin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, tha kryeministri Kurti. Ai tha se në një propozim të hedhur më herët nga zoti Borrell dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte hedhur afati që deri në muajin mars të vitit 2023 të arrihet një marrëveshje. Por, sipas tij, zoti Borrell “hoqi dorë nga ky afat” dhe nga “propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shpresën për një zgjidhje praktike të çështjes së targave për të shmangur tensionet në veri ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb e as punonjës të institucioneve tjera, pas vendimit të përfaqësuesve serbë të mbështetur nga Beogradi për të braktisur institucionet e Kosovës në veri. Bashkimi Evropian e ka cilësuar situatën në veriun e Kosovës më të rrezikshmen që nga viti 2013. Tensionet ne zonë që pasuan vendimin e qeverisë për targat i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, u shtuan në një periudhë diskutimesh për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Zyrtarët evropianë kanë thënë se të dyja palët nuk e kanë refuzuar propozimin i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Kosovë thonë se propozimi është një bazë e vlefshme për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërsa presidenti serb tha se Serbia as nuk e ka pranuar as nuk e ka kundërshtuar propozimin por është e gatshme për bisedime rreth tij.

Lexo edhe :  Gordana Silanovska, betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut

Kurti: Propozimi i BE-së i papranueshëm

Kryeministri Kurti tha se propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”. “Në propozimin që na e kanë sjellë, më herët, zotërinjtë Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecjeje të re, për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023”, tha Kurti. “Unë jam i gatshëm të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë: marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale të natyrave të ndryshme, si puna e këtyre targave. Mirëpo, nuk bën njëra pa tjetrën”, tha Kurti. Ai tha se shpreson se BE-ja “do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa zotimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Vuçiq: Ne do t’i respektojmë kërkesat e Borrellit

Pas bisedimeve të së hënës, Vuçiq tha se “nuk është arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. Megjithatë, shtoi ai, pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. “Ai kërkoi që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, e që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha Vuçiq. “Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, tha ai dhe shtoi se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV