COVID-19/ 11 të infektuar dhe 14 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 423 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

25 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 423 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 423

Testime totale 2,007,915
Raste pozitive 332,202
Raste të shëruara 328,433
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Fier 9
Gjirokastër 8
Vlorë 3

Berat 3
Shkodër 2
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV