Porti i Durrësit/ Mazhoranca dhe qeveria “mbyten” në akuza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur opozitës për investimin 3.2 miliardë dollarë në Portin e Durrësit, duke i konsideruar akuzat si të pabaza. Rama u shpreh i vendosur për të miratuar projektin që sipas tij është investim që i sjell Durrësit dhe Shqipërisë zhvillim ekonomik dhe turistik. Përplasje të forta në Kuvend me fyerje të ndërsjellta, ndërpritet disa herë seanca Parlamentare

Kryeministri Edi Rama është shprehur me vendosmëri për të vijuar më tej projektin për Portin e Durrësit, për ta kthyer në një atraksion të madh turistik, ku priten të investohen 3.2 milionë dollarë. Që në nisje të seancës Parlamentare deputetët e opozitës kanë hedhur akuza të rënda për projektin e Portit të Durrësit të cilët e konsiderojenë si një megaferë të madhe korruptive. Sipas tyre përveçse qeveria i fal investitirit rreth 800 mijë metra katrorë truall në bregdet ka dyshime edhe se pas emrit të “Emmar” fshihen kompani offshore të lidhura me politikën në pushtet. Ata e kanë konsideruar si një aferë të rëndë. Edhe pse me një furi të madhe akuzash për përfshirjen e qeverisë në këtë aferë, Rama shprehu vendosmërinë për të bërë të mundur realizimin e projektit, që sipas tij do e kthejë Durrësin në një qytet me mundësi të mëdha në zhvillimin turisktik, rritjen ekonomike dhe punësimin. Një nga akuzat kryesore që opozita, por edhe ekspertë të ndryshëm i kanë bërë qeverisë lidhet me mungesën e trasparencës dhe dhurimin e rreth 800 hektarëve tokë bregdetare në portin aktual kompanisë që do marrë përsipër investimin. Megjithatë, sipas  Ramës, nga kompania do të përdoret vetëm gjysma e kësaj hapësire. “Do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metra katror, ndërsa gjysma tjetër, ajo zona që patë do jetë hapësirë e transformuar, përfshirë dhe 700 metra plazh që nuk ekziston sot. Sot ajo tokë është e ndotur, që i ngjan asaj vrimës që ju ngeli në dorë që kur ju doli gozhda. Atje ka një ndotje të frikshme prej vitesh, njësoj si lukunia juaj”-tha Rama, duke iu drejtuar deputetëve opozitarë. “Mjedis europian, si kudo që ne vëmë dorë. Ka lloj lloj mugosh dhe ufosh, që kanë hedhur dokrra në një vorbull maskarallëqesh. Por çdo punë që nisim e pagëzojnë i aferë të madhe. Fisi gagaçopulli. Është fis i pakurueshëm në gjak. Nuk pres mirëkuptimin e fisit gagaçopulli. Ndaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë në shekullin e XXI.”, tha Rama. Projekti më I përfoluir për momentin është në fazën përfundimtare dhe pritet të kalijë në Parlament vetëm me votat e mazhorancës. Pavarësisht forcës së kartonit mbesin ended isa pikëpyetje në lidhje me investitorët, që sipas opozitas fshihen politikanë në qeveri dhe oligarkia e biznesit.

Rama akuza opozitës

Në një fjalim gati një orë, kreu i qeverisë mbrojti idenë e investimit dhe akuzoi opozitën si gënjeshtare që po tenton të ngrejë kauza me akuza të pabaza. “E kam thënë… I vetmi ndryshim sot është këto pa atdhe që vijnë vërdallë si gomarica janë përndezur dhe hedhur në sulm frontal se tani e shikojnë se e kemi megjithë mend dhe se do të bëhen të dyja edhe ia turistiku dhe ai komerciali doni apo nuk doni ju që kurrë mos daci se nuk na duhet fare që nuk doni. Unë po lexoj ata që ju kanë njohur më parë kur as nuk e dinit që ishit gjallë. Në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës një projekt i qëndisur nga mjeshtrat, me këtë projekt kemi hapur jo vetëm një dritare….Është shprehur një interes i lartë për Portin e ri”-tha Rama. Më tej ai foli edhe për dyshimin se vendi do mbesë pa port, për aq kohë sa në portin actual të Durrësit ka plan zhvillimi si zonë turistike. “Ajo që kam vërejtur është se për portet ankohen më shumë ata që nuk dinë not. Mërziten dhe thonë çfarë është kjo gjuhë, kjo është gjuha e mësuesve të mi…Ata ju kanë njohur. Por si more do ta lëmë pa port. Është e shkruar, puna nis me fazën e parë ku ka ferra, do të hapet një pazh i ri dhe të gjitha spostimet nga Porti i vjetër janë aty të shkruara. Do të vazhdojnë të pandërprera deri kur të jetë para porti I ri”-tha Rama. Sipas tij nuk po fallen prona publike, por po ia japin një kompanie prestigjioze sipas tij për ta zhvilluar. “Në të vërtetë në s’po falim asnjë metër tokë, por po japim të drejta zhvillimi mbi një pronë shtetërore me një investitor të huaj që do të investojë 2.1 mln të paktën, por mëmëdhetarët ortakut shtet ia numërojnë vlerën e pronës ndërsa investitorët i zënë veç. Turpin këta të paudhë e kanë ngrënë më bukën e pavarësisë i çajnë veshët miletit që edhe taksat qenkan falur”-theksoi Rama.

Berisha: Projekti nga treshja Rama-Alabar- Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha si të lidhur me njëri-tjetrin në aferën e Portit të Durrësit. Parlajmerohet dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit që i hap rrugën investimit.

Kreu i PD-së Sali Berisha reagoi ashpër për projektin e Portit të Durrësit, duke e konsideruar si aferë të dyshës Rama-Basha, të lidhur me kreun e kompanisë “Emmar”, Alabar. “Klani Rama me klanin Basha. Kjo është faktuar. Ai që ishte, e them për të thënë të vërtetën se ai që ishte administrator i simfonisë, se ishin në simfoni të dy në parajsë, ai ishte administrator dhe i Ramës dhe i Bashës. I ndërmarrjes simfonia apo dhe kunatit, mos kujtojë kush se po bëj akuzë politike por po them të vërtetën shumë të hidhur”, tha Berisha duke theksuar se nese ka deputete te tjere te PD te perfshire, do te denoncohen. Sipas tij, ky dyshim është I faktuar, duke u shprehur se në momentet e para që u hodh ideja e ngritjes së një kompleksi të madh turistik në Poertin e Durrësit, kompania e drejtuar nga kunati I Lulzim Bashës kishte bashkëpunim me kompani të biznesmenit Alabar. “Kjo është faktuar. Ai që ishte, e them për të thënë të vërtetën se ai që ishte administrator i simfonisë, se ishin në simfoni të dy në parajsë, ai ishte administrator dhe i Ramës dhe i Bashës. I ndërmarrjes simfonia apo dhe kunatit, mos kujtojë kush se po bëj akuzë politike por po them të vërtetën shumë të hidhur. Ky zotëri tha që dhashë dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo simfonia. Pas një muaji doli që ai funksiononte te ndërmarrja e Bashës dhe simfonia ai ishte pika e mjaltit kjo ishte marrëveshje e përgatitur nga dy krerët”-tha Berisha. Ai gjithashtu hodhi akuza për paraqardhësin e tij Basha, si një ish drejtues I opozitës së blerë nga Rama. “Opozitë e blerë me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit. Administratori i ndërmarrjes së familjes ishte administratori i simfonisë së Emaar. Nuk kam dijeni për deputetë të tjerë por cilido të jetë do e denoncoj si megahajdut. Ju nuk mund të imagjinoni cfarë rregullash janë shkelur”tha Berisha. Vetëm disa minuta më vonë reagoi në rrjetet social eish-kryedemokrati Luzim Basha. “Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”shkruan Basha.

Lexo edhe :  Veliaj: Metës dhe Monikës u është prishur pazari dhe po lajnë hesapet me njëri-tjetrin

Berisha: Po vidhet 200 mijë metra katrorë truall

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sërish për Portin e Durrësit akuzoi qeverinë se po i vjedh 200 mijë metra katror truall. Nga jashtë ambienteve të Parlamentit, Berisha deklaroi se kjo i është dhënë klanit Rama-Alabbar, pasi kompania e Emaarit është tërhequr dhe ka shitur 100% të aksioneve. Këtë që po i bën Rama kombit- u shpreh Berisha – nuk mund t’ia bënte asnjë kolonizator i egër. Ish kryeministri po ashtu, dënoi përfshirjen në këtë aferë të ish-kreut të PD, Lulzim Basha, duke e quajtur si një akt kriminal. “Aty po vidhen 200 mijë metër katror truall, sepse ka kaluar tek hekurudha dhe po shkon afër qendrës së Durrësit dhe i është dhënë klanit Rama-Alanbar, se Emaari është tërhequr tani, kompania i shiti 100% të aksioneve. Pra 200 mijë metra katror që bëjnë 3 mld euro. Do ndërtohen 12 mijë e 600 apartamente. Mbi 60 % janë me aksionare të klanit Rama.  Sa fiton Shqipëria nga marina e Jahteve, 200 mijë euro në vit. Imagjonin çfarë ndodh. Mblidhet klani Rama dhe zengjinet e tij në kulla 18 kate, në hotele ultra luksoze dhe shohin jahtet e tyre të ankoruara përballë kullave buze ujit. Pra ndërtojnë një parajse të tyre duke vjedhur këtë pasuri kombëtare. Duke ngarkuar një barrë të tmerrshme të taksapaguesve duke paguar 2 mld euro për ndërtimin e portit të ri. Edhe kolonizatorët më të egër nuk mund ti bënte një kombi këtë që i bën Edi Rama, këtu ku ishte me dy duart edhe ish kreu i opozitës. Komprometimi dhe angazhimi i ish kreut të opozitës përbën një krim”, tha Berisha.

Berisha: “60 % e aksionerëve offshore të kompanisë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se një ofertë për dorëzimin e Portit të Durrësit ka ardhur edhe gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet. “Rama do grabisë portin ekzistues do e shndërrojë në pallate e hotele ndërsa porti i ri do ndërtohet me djersën e shqiptarëve. Kemi pasur ofertë për të dorëzuar Portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano por e kemi refuzuar. Rama ndërton 12600 apartamente me klientelën e tij, një port jahtesh, i kanë vënë seleksion edhe qytetarëve që hyjn dhe dalin në plazh. Durrsakët e vjetër do dalin në kodër me dylbi të shohin ç’po ndodh aty. Si ka mundësi që kjo sipërmarrje fillimisht u shpall me jetëgjatësi 7 vjeçar? Të gjithë investimet i kryeson kryesipërmarrësi Rama. Tani që u zgjat në 20 vite? Çfarë e keni këtë afat? E zgjat Rama për fitimet e tij. Kush janë 60 përqind e aksionerëve Offshore? Rama Olsi dhe klientela e tyre. Ju thoni 7800 mln, do jenë paralarje. Ju që tani kemi nisur të vidhni me Bitcoin. Nuk jeni ju që sollët me urgjencë ligjin për Bitcoin dhe tanbi mbushni xhepat me monedha digjitale dhe çojnë në Lindje. Bitcoin të vjedhura me call center përfundojnë ose monedha nga Josifi ose në Arabi”, tha ai.

Alibej: Do e çojmë në Kushtetuese

Kreu I Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati Enkelejd Alibeaj, edhe pse I shkëputur nga Grupimi Berisha është shprehur se marrëveshja për investimin në Portin e Durrësit është korruptive ku mund të pastrohen paratë e krimit. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se menjherë pasi qeveria ta miratojë në Parlament marrëveshjen me forcën e kartonëve do I drejtohet Gjykatës Kushtetuese. “Sapo të miratohet marrëveshja e Portit do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese” , tha Alibeaj, ndërsa pohoi se kryeministri Rama po e kthen Shqipërinë në kosh të parave të zeza. “Ky investitori i madh kishte një vit e ca që lutej e përgjërohej, ky njeriu vjen dhe sjell vetëm 160 mln, 80 i ka në xhepin e djathtë, 80 të tjera do i marrë kredi. Kaq asnjë më shumë. Po 1.9 mld euro sa është parashikuar investimi, ku do dalin, kush do i sjellë, kush i ka. Asnjë nuk thuhet në marrëveshje. Pyes ministren e Transportit, zero përgjigje. Do të vijnë nga burime të treta, cilat janë këto? A mos janë këto burime të treta, burime që kanë ndërtuar gradaçelat në Tiranë. A mos janë këto mjeti për të infiltruar dhe penetruar në Shqipëri që është e shkallmuar nga të gjitha anët paratë e krimit. Alternativë tjetër nuk ka, kjo ngelet. 1.9 mld euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës, do të vijnë nga paraja e krimit, se nuk kanë nga të vijnë. Si mund t’i gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit, ndërkohë që bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, i shtetit, rrëzimi i BE-së. Humbasim pasurinë publike, na e shet pasurinë publike, e hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit. E, 28 mln euro të cilat duhet t’i jepte për portin e Durrësit, i tërhoqi mbrapsht. A është dhe kjo një procedurë, një biznes që mund të vijë në të mirë të shqiptarëve? Të rrisë mirëqenien e shqiptarëve që ata të mos ikin,” tha Alibeaj.

 

 

 


Të fundit

VIDEO/ Të pashmangshëm, Reali mposht Atleticon në kohën shtesë dhe kalon në gjysmëfinale

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madrid në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit me rezultat 3-1, pas kohës...

Do ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann është pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse do të ketë nga Brukseli vendime drastike për zyrtarët...

Akuzat për lidhjen me McGonigal/ Reagon Rama: S’ka lidhje me atë që ulëritet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të dëmtuar...

Kush e bleu ish-zyrtarin e FBI?/ Ja si përgjigjet deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha  në emisionin Now në Euronews Albania se opozita në Shqipëri janë duke trilluar mbi aktakuzën ndaj ish-zyrtarit...

“Ik me gjithë puthje, se dua hiç…”/ Zihen keq Kiara dhe Luizi: Krenaria jote të djeg

Kiara dhe Luizi janë zënë sot keq me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pas një bisede me Oltën, e cila këshilloi Kiarën që ta puthte Luizin...

Lajme të tjera

Web TV