Zgjedhjet lokale/ Befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli në një bisedë në studion e “Radarit Informativ” foli për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe kandidatët e opozitës.

Sipas tij, të dyja palët e opozitës kanë interes që të mbrojnë pushtetin e tyre dhe jo të përballen me pushtetin aktual.

Kadilli: Edhe projekti që kam shpallur, me ambicien për të kandiduar për Tiranën ka qenë me këtë qëllim, për të bërë më mirë për demokracinë. Të gjitha palët kanë më tepër interes për të mbrojtur pushtetin e tyre mbi një copë të opozitës, se sa të përballen me pushtetin. Qartazi ne po shkojmë të ndarë. Projekti im ishte që t’i shërbeja bashkimit, një projekt që do t’i shërbente të gjithë opozitarëve. Fakti që kishte një lojë nga të dy palët me qëllimin e vetëm kujt do t’i mbetet fatura pse nuk u bashkuam, e pamundëson projektin tim.

Zoti Kadilli u shpreh se të dy grupimet përpiqen të kontrollojnë sa më shumë pjesë të opozitës dhe nuk krijojnë aksion politik. Sipas tij, forca politike ka nevojë të ndjeje qytetarin dhe t’i japë përgjigje qytetarit dhe ai nuk e shikon këtë te asnjë nga të dy grupimet e PD-së. Në gjykimin e tij, gjuha politike e opozitës sot janë vetëm dy protesta dhe akuza.

Ai theksoi se nuk e ka pasur asnjëherë ambicie që të garojë për bashkinë e Tiranës. Ai tregoi në studio se nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së, pasi qëllimi i tij ishte që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.

Kadilli: Nuk ka qenë ndonjëherë në ambicien time të garoj për bashkinë. Por gara për bashkinë është të godasësh mu në zemër pushtetin aktual. Në garën që po ndodh brenda PD-së, unë nuk do votoj për asnjë sepse qëllimi ime ishte që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët. Nëse secili shkon pas agjendës së vet dhe shkon me kandidatë që nuk sfidojnë, ne kemi dështuar. Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese. Nuk shkon më që t’i bindim shqiptarët që oferta më e mirë është ajo që më garanton mua të bëhem deputet. Jo! Oferta më e mirë është ajo që sjell largimin e pushtetit. Rama mundet nga dikush që është 100% i ndrysëm nga Rama. mundet nga dikush që ka vetëm vlera perëndimore.

Të fundit

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Lajme të tjera

Web TV