Si do jetë e ardhmja e transportit në Tiranë? Veliaj: Do digjitalizohet shërbimi aktual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy kanë qenë risitë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nënvizuar si investime drejt asaj që ai e quajti Kryeqytet Europian i Transportit: Digjitalizimi i shërbimit aktual, si dhe hapja e dy megaterminaleve për autobusët, që bashkë me linjën hekurudhore do t’i japin frymë lëvizshmërisë në Tiranë.

I pranishëm në forumin “eTransport”, Veliaj tha se paralelisht me modernizimin e këtyre shërbimeve, bashkia ka ecur edhe me subvencionimin, si të qytetarëve, ashtu edhe të operatorëve të transportit urban në kryeqytet që, tashmë me futjen e sistemit GPS, bëhet edhe më e lehtë.

“Ne kemi kemi thyer një tabu me subvencionimin e transportit publik, por ama konteksti i luftës në Ukrainë e kërkoi këtë ndërhyrje. Në një botë globale, ku të gjithë jemi të lidhur, sigurisht e ndjen impaktin e çmimit të naftës dhe të karburanteve. Një mënyrë ishte ajo që bëmë në Bashkinë e Tiranës si zgjedhje e përkohshme, ku çdo autobusi t’i vihet një GPS dhe përmes kësaj bëjmë subvencionim për kilometrat e bëra, saktësinë dhe disiplinën e mbërritjes në stacion,” u shpreh Veliaj.

Pika tjetër, më e rëndësishme, shtoi kryebashkiaku, është terminali lindor i autobusëve, i cili është drejt përfundimit, si dhe terminali i linjave të tjera, për të cilin më në fund, tha Veliaj, pas 27 gjyqesh, bashkia fitoi të drejtën edhe të ngritjes së këtij kantieri të ri.

“Duke filluar nga viti tjetër, për të gjithë transportin interurban të juglindjes do të përdoret Terminali Lindor. Ndërkohë, sapo kemi fituar gjyqin e 27-të, – për të gjithë ata që ulërasin se si do të zgjidhet trafiku në Tiranë, kur e kishin në dorë ia lanë ta copëtonin njerëz që nuk kishin lidhje me tokën dhe projektet e bashkisë përfunduan në hipotekat e lloj-lloj spekulanti, – dhe më në fund do të hapet kantieri te kthesa e Kamzës, kantieri historik për terminalin e perëndimit, të jugut dhe të veriut. Besoj se ai megaterminal aty, bashkë me shërbimet, duke qenë se është dhe pranë një nyjeje të komunikimit, do na zgjidhë njëherë e mirë çështjet e transportit interurban që futet brenda në Tiranë,” nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :  Sherr mes dy turisteve në Himarë, 60-vjeçarja hedh nga shkallët amerikanen

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ndërkohë, ka filluar traseja e stacionit të trenit. Bëhet fjalë për një lidhje të terminalit perëndimor me Stacionin e Trenit, ku linja hekurudhore do të vazhdojë elektrike, apo siç quhet ndryshe “light rail”, pra hekurudha e lehtë, deri ku ka qenë ish-Stacioni i Trenit, tek fillimi i Bulevardit të Ri. “Duke pasur një platformë që na integron të gjitha sistemet, si ato që janë me binarë, hekurudhën, ashtu dhe ato mbi rrota, që janë autobusët dhe mjetet e tjera të transportit publik, unë besoj se kemi sot një sistem të integruar dhe mund të themi që, për sa i përket transportit, kemi edhe një Kryeqytet Europian të Transportit me një filozofi të tillë dhe me një hapësirë digjitale që na bashkon,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. “Asnjë projekt në nivel kombëtar s’do të kishte vlerë pa Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës është qendra e Shqipërisë. Kemi 9.5 milion udhëtarë që nisen nga kjo bashki”, tha Gonxhja. Ndërsa ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro u shpreh se sivjet Tirana ka pasur një bum turistësh, ku grupmosha kryesore ka qenë 20-25 vjeç. “Ne kemi pasur 6.5 milionë të huaj në vend. Tirana sivjet ka qenë bum i turizmit dhe me të rinj. Grupmosha nga përgjithësisht që ishin 50 e sipër, turistët e Tiranës sivjet kanë qenë të rinj midis 20 dhe 35 vjeç. Të gjitha këto tregojnë për publik të shtuar, mobilitet, dëshirën për lëvizje”, tha Kumbaro.

Të fundit

Studimi i fundit, këto janë ushqimet që përmbajnë më shumë plastikë

Nëntëdhjetë për qind e mostrave të proteinave shtazore dhe bimore rezultuan pozitive për mikroplastikë sipas një studimi të Shkurtit...

Meta në krah të Berishës: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Ilir Meta ka sqaruar raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë të marrë pjesë në tubimet poshtë ballkonit të tij. Meta...

Gruaja e tij, nën hetim, Rama mesazh kryeministrit spanjoll: Mos u dorëzo

Ndërkohë që kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se po mendon të japë dorëheqjen teksa bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas...

Protesta e ”Rithemelimit”/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në këto akse rrugore

Partia e Lirisë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë sot një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës në 10:00. Për shkak...

Euro dhe paundi thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 26 Prill 2024

Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 100.7 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV