Kurti për marrëveshjen me Serbinë: Unë jam student i Demaçit, Vuçiç i Sheshelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk do e kenë të lehtë të arrijnë në një marrëveshje. Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe presidentit serb ndodh, sepse ndryshojnë vizionet, si edhe trashëgimia që kanë lënë pas Adem Demaçi dhe Vojisllav Shesheli.

Kryeministri Kurti ka folur për një televizion në Bosnje dhe ka treguar që marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të jetë e lehtë. Në një intervistë ai ka folur edhe për pikëpamjet dhe vizionet e ndryshme midis tij dhe presidentit serb, Vuçiç.

“Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit. Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shanse dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës.

Deklarata që kryeministri Kurti ka dhënë është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të “Lëvizja Vetvendosje”.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV