I ndërtuar me 974 kontenierë, nis çmontimi i stadiumit ikonik të Botërorit të Katarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Goditja me këmbën e majtë nga distanca e Paik Seung-Ho do të jetë përgjithmonë goli i fundit i shënuar në “Stadium 974”, dhe jo vetëm për këtë Botëror. Historia dihet, në fund të fundit, edhe “misioni”. Mbyllja në këtë mënyrë është një mënyrë e denjë, mund të thuhet.

Ai që shumë e kanë quajtur “stadiumi i kontejnerëve” mbyll dyert pas disa javësh jetë. I ndërtuar për “Katar 2022”, ai ka qenë gjithmonë një objekt i përkohshëm, I projektuar posaçërisht për t’u çmontuar në fund të kompeticionit.

Brazil-Koreja e Jugut ishte, pra, ndeshja e fundit e luajtur në “974”, ku “bujtën” edhe Meksikë-Poloni, Portugali-Gana, Francë-Danimarkë, Brazil-Zvicër, Poloni-Argjentinë dhe Serbi-Zvicër, si dhe, natyrisht, Seleçao e Tite në 1/8 finale.

I projektuar nga “Fenwick Iribarren Architects” dhe i inauguruar në vitin 2021, ai e ka marrë emrin nga numri i kontejnerëve të pranishëm në strukturën e tij, saktësisht 974. Një nderim për kodin (prefiksin) ndërkombëtar të telefonimit të vendit, ose +974.

Pasi të çmontohet, “Stadiumi 974” do të vazhdojë të ekzistojë diku tjetër. Misioni I projektit parashikon që struktura, ose një pjesë e saj, në fakt mund të ripërdoret diku tjetër. Gjë që do të ndodhë.

Në vitin 2021 priti Kupën Arabe, por në Kupën e Botës pa disa nga futbollistët më të mëdhenj të planetit të shënonin aty. Do ta shohim sërish në të ardhmen, por mbetet të saktësohet se ku do të jetë e nevojshme të përditësohet.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV