Real Madrid i “fiksuar” pas mbrojtësit që po shkëlqen në Katar, ofron 90-milionë për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Josko Gvardiol është vetëm 20 vjeç, lojtari i Leipzigut po luan Botërorin e parë në karrierë dhe po zhvillon performanca fantastike. Lojtari kroat është një nga mbrojtësit më të mirë deri tani në Katar 2022, kompeticion ku do të sfidojë Brazilin në çerekfinale.

Gvardiol i ka bërë të gjithë kroatët për vete, por jo vetëm. Paraqitjet e mira të lojtarit të nënkampionëve të botës kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura europiane, sidomos të Realit të Madridit.

Kampionët e Spanjës dhe Europës, e cilësojnë djaloshin nga Zagrebi si investimin e duhur për të ardhmen e prapavijës së skuadrës së Carlo Ancelottit dhe kanë përgatitur një ofertë të parefuzueshme nga drejtuesit e Leipzigut.

Shtypi iberik shkruan se presidenti Florentino Perez ka gati 90 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares kroate, por gjermanët kërkojnë 100 milionë euro. Në akordin e Gvardiol me Leipzigun nuk ka asnjë klauzolë shitjeje.

Vetë lojtari është shprehur se ndihet i lumtur në Bundesliga, por vijimi i karrierës në “Santiago Bernabeu” nuk mund të refuzohet, ndërkohë që vetëm 10 milionë euro është diferenca mes ofertës spanjolle dhe kërkesës së drejtuesve të Leipzigut, shumë që mund të mbulohet me bonuse.Has Josko Gvardiol played himself out of Chelsea transfer range for Croatia at the World Cup?

Të fundit

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Lajme të tjera

Web TV