“Ditë magjike”, Fevziu kujton 8 Dhjetorin përmes fotove nga demonstratat e studentëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu, student i Dhjetorit ka kujtuar sot Ditën e Rinisë, duke publikuar disa foto nga demonstrat e periudhës Dhjetor 1990 – Shkurt 1991, kohë në të cilën u përmbys regjimi komunist.

Ai ka treguar disa detaje nga rrëzimi i sistemit në 1990, ku studentët dolën dhe protestuan kundër rregjimit.

Fevziu shprehet në një intervistë në “Euronews Albania” se kujton në çdo detaj dhe se ka ndjerë frikëm më të madhe, madje duke thënë se i dridheshin këmbët kur kuptoi se studentët u ngritën kundër regjimit.

“Kujtoj cdo detaj të asaj dite. Kur u afrova drejt qyteti studentit pashë vajzat e vitit të parë të fakultetit të gjuhë letërsisë, që  më thanë është demonstratë, Unë dëgjoja zërat. Në këtë moment unë shtova hapat për t’u afruar tek grupimi dhe para meje u vendos një resht me ushtarë. Ka qenë momenti i parë që unë ndjenja një frikë, frika më evidente, fillova që të më dridheshin gjunjët, se thashë ku jam tani. Ushtarët bllokuan rrugën.

Kur dola tek pjesa ku po vinte turma, pashë në resht të parë djalin më të urtë të kursit tonë, kurrë nuk i ishte dëgjuar zëri. Unë u shokova, i pari ishte ky bashkë me Azem Hajdarin, ishin kapur për krahu. Ishin të vendosur, më pas pashë disa nga miqtë e  mi si Ben Blushi dhe u bllokuam tek liceu. Ai ka qenë momenti i fundit i një frike të madhe”, tha Fevziu.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV