Nesër festa e “Ekipeve Sportive në Shkolla”/ Në këto rrugë do kufizohet qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”.

Në këtë projekt përfshihen 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve.

Qarkullimi i automjeteve do të pezullohet nga ora 08:00 deri në orën 15:00 në disa akse rrugore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarkullimi i automjeteve në datë 10.12.2022, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:

  • Rrugët përreth stadiumit “Air Albania”;
  • Rruga “Papa Gjon Pali II” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
  • Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Lek Dukagjini”;
  • Rruga “Abdyl Frashëri”, segmenti nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rruga “Lek Dukagjini”deri tek sheshi “Federik Chopen”.
  1. Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugët: rruga “Ismail Qemali”, rruga “Ibrahim Rrugova”, rruga e “Elbasanit”.
  2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë si më poshtë:
  • Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”;
  • Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”.

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV