14 dhjetor 1955/ Rezoluta 109 e Këshillit të Sigurimit pranon Shqipërinë në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte 14 dhjetor i vitit 1955. Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 16 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqiperia. Kështu, në këtë ditë u miratua Rezoluta 109 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi u udhëzua nga Asambleja e Përgjithshme të shqyrtojë aplikimet për anëtarësim të Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Kamboxhias, Ceylonit, Finlandës, Hungarisë, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Laosit, Libisë, Nepalit, Portugalisë, Rumanisë dhe Spanjës. Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955 përbën padyshim një nga ngjarjete shënuara në historinë e vendit. Rezoluta u miratua me 48 vota…

…Në një material të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme thihet se çështja e pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka qenë një ndër problemet e rëndësishme të politikës së jashtme të shtetit shqiptar menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kërkesa
Që në mars 1945 qeveria shqiptare e kohës kishte kërkuar pranë Fuqive të Mëdha, iniciatore të krijimit të OKB, që Shqipëria të konsiderohej si anëtare themeluese e kësaj organizate për hir të pjesëmarrjes së popullit shqiptar në luftën e madhe antifashiste, si pjesë e koalicionit të madh antifashist të popujve. Qeveria e SHBA duke njohur luftën e pabarabartë dhe sakrificat e kontributin e popullit shqiptar në triumfin e kauzës së përbashkët, fitorja kundër fashizmit, i bënë të qartë qeverisë shqiptare se Fuqitë inisiatore të krijimit të kësaj organizate kishin rënë dakort të mos ftoheshin në konferencën e San Franciskos qeveritë që nuk ishin njohur akoma nga ato dhe me të cilat si pasojë nuk ishin vendosur marrëdhënie zyrtare, siç ishte rasti i qeverisë shqiptare.
Në vitin 1946 qeveria shqiptare kërkoi që vendi të pranohej në OKB në kuadrin e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Komiteti i Pranimeve të Antarëve të Rinj kërkonte informacione shtesë për të shoqëruar aplikimin e qeverisë shqiptare, ndër të tjera mbi zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Greqinë, qëndrimin e qeverise komuniste në Tiranë ndaj vlershmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve në fuqi të nënshkruara para 7 prillit 1939 midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare të OKB, apo informacion zyrtar për zhvillimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 dhe rezultatin e tyre, etj. Përgjigjet e marra nga pala shqiptare në ato vite nuk kënaqnin të gjithë anëtarët e organizatës dhe kështu kërkesa e Shqipërisë për antarësim në OKB rrëzohej. Lidhur me traktatet e marrëveshjet e nënshkruara para 7 prillit 1939, qeveria shqiptare pranonte diskutimin e vlershmërisë së tyre por pasi të ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike me shtetet nënshkruese, qëndrim që nuk gjente dakordësi nga Fuqitë e Mëdha bazuar në të drejtën ndërkombëtare për këto raste.

Problemet
Pas vetos së parë në gusht 1946, SHBA dhe Britania e Madhe, përdoren këtë veto edhe në vitin 1947 dhe 1949 duke akuzuar qeverinë komuniste të kohës se nuk respektonte të drejtat e njeriut në Shqipëri, se kishte ndërhyrë në luftën civile në Greqi duke pritur refugjatë grekë etj. Situatën e rëndoi edhe Incidenti i Kanalit të Korfuzit, apo prishja e marrëdhënieve me Jugosllavine e Titos 1948, e cila e kishte mbështetur në fillim kërkesën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare e përsëriti përsëri kërkesën e saj për pranim në OKB edhe në vitin 1948, në vitin 1952 dhe në vitin 1954. Në këtë të fundit, MPJ Behar Shtylla që ishte edhe Observator Permanent i Shqipërisë pranë OKB, ndër të tjera shprehej se qeveria shqiptare pranonte pa asnjë rezervë të gjitha detyrimet që rridhnin nga Karta e OKB dhe se ishte e gatshme ti plotësonte ato. Kërkesa përfundonte me deklaratën se…” vendimi për pranimin e Shqipërisë në OKB do të ishte në pajtim të plotë me parimet e larta të Kartës dhe me vullnetin e popujve që Kombet e Bashkuara të jenë një qendër ndërkombëtare ku te bashkohen dhe të bashkëpunojnë të gjitha shtetet e lira dhe sovrane, pavarësisht nga sistemet e tyre politike e shoqërore.”

Lexo edhe :  8 Janar 1642/ Vdes Galileo Galilei, astronomi italian që ishte dhe “babai i shkencës”

Aleancat
Tashmë shteti shqiptar kishte zgjeruar numrin e shteteve me të cilat kishte vendosur marrëdhënie diplomatike, ishte forcuar miqësia me Bashkimin Sovjetik, anëtar i Këshillit të Sigurimit, i cili mbështeste fuqishëm kërkesën e qeverise shqiptare si anëtare e Bllokut Lindor, po bëheshin përpjekie për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, Shqipëria ishte bërë pjesë në disa konventa ndërkombëtare apo organizata ndërkombëtare, ndër to edhe në organizata të specializuara të OKB si UNRRA etj.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e saj plenare të mbajtur me 14 dhjetor 1955, duke vepruar në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit, mori në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi ta pranonte atë si anëtare të Kombeve të Bashkuara së bashku me 15 shtete të tjera. Ky zgjerim i organizatës me 16 anëtarë të rinj ishte një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të parimit të universalitetit të OKB, forconte autoritetin e saj dhe kontribuonte në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Me 15 dhjetor u njoftua zyrtarisht qeveria shqiptare për vendimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe tre ditë më vonë qeveria shqiptare njoftoi për caktimin e delegacionit të saj zyrtar në sesionin e dhjetë të Asamblesë së Përgjithshme.

Aktiviteti
Menjëherë pas anëtarësimit të OKB-së, Shqipëria mori pjesë në mënyrë aktive në punimet e organeve dhe agjencive të specializuara të OKB-së. Shqipëria mban misione të përhershme diplomatike pranë selisë të OKB-së në Nju Jork dhe Zyrave të OKB-së në Gjenevë dhe në Vjenë. Që nga ajo kohë Shqipëria ka gëzuar pa ndërprerje statusin e shtetit anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshem në të mirë të paqes, mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.
Pas anëtarësimit në vitin 1955, Shqipëria filloi të aplikonte për anëtarësim në organizata të tjera të Kombeve të Bashkuara. Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë anëtare e përhershme e UNESCO-s. Në nëntor 1973, Shqipëria u bashkua me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë.
Gjatë datave 12–13 maj 1990, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Javier Pérez de Cuéllar vizitoi Shqipërinë.
Në vitin 1992 Konventa për të Drejtat e Fëmijëve u ratifikua nga Shqipëria, duke shënuar përparim të rëndësishëm në të dhënat e të drejtave të njeriut në vendin e ri demokratik.

Të fundit

Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit/ Rama: Do të zhvillojnë zonën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet që po zhvillohen në dy unazat e qytetit të Durrësit. Rama...

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës bllokojnë rrugët në zonën e Librazhdit

Përkeqësohet situata nga reshjet e dëborës më Librazhd. Në fshatrat Stebleva, Borova, Zabzuni, Klenja dhe Sebishti janë bllokuar rrugës. Po ashtu mungon energjia elektrike pothuaj...

Përvjetori i krijimit të Policisë së Shtetit/ Hoxha: Lufta kundër korrupsionit…

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se në 112-vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, 112 përkon me numrin e emergjencave, një numër...

Përplasja me Berishën, Rama i jep Pandeli Majkos drejtimin e fushatës në bastionin blu

Kreu i PS, Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik, ku në fokus të diskutimit...

Shalsi drejtues politik në Kukës, Rama i beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv,...

Lajme të tjera

Web TV