Tragjedia në Kanalin Anglez/ Ministria e Jashtme konfirmon: Nuk ka viktima nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez, ku si pasojë e mbytjes së një varke, humbën jetën 4 emigrantë.

Ky institucion bën të ditur se asnjë nga viktimat, nuk ka kombësi shqiptare. Sipas disa informacioneve jo zyrtare, thuhet se një i mbijetuar, është shtetas shqiptar.

Katër persona janë mbytur pasi një varkë me emigrantë u ndodh në vështirësi teksa po kalonte Kanalin Anglez.

Sipas informacioneve të fundit, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej të cilëve ndodheshin në ujë. Një operacion madhor kërkim-shpëtimi u zhvillua në ujërat mes lokalitetit të Kentit dhe Francës, nën kushte të vështira moti.

Episodi i rëndë vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak njoftoi strategjinë e re për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm përmes La Manshit, duke e vënë theksin tek fluksi i emigrantëve shqiptarë.

Të fundit

Heidi dhe Romeo më të dashuruar e kurrë, shijojnë koncertin e Alban Skenderajt

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj u panë bashkë më të dashuruar se kurrë në koncertin e këngëtarit Alban Skënderaj. Ata...

Po hidhej me parashutë, 59 vjeçari nga Zvicra aksidentohet në Gjirokastër

Një 59-vjeçar nga Zvicra është aksidentuar pasi është hedhur me parashutë në fshatin Tërbuq në Gjirokastër. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Pasditen e...

Zelensky i drejtohet deputetëve francezë: “Putin është armiku ynë i përbashkët”

“Europa nuk është më një kontinent paqeje, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës”, u tha ligjvënësve francezë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensk , duke...

Përurohet shkolla “Emin Duraku”, Veliaj: Hapim një faqe të re për 1300 nxënës

“Emin Duraku” është shkolla më e re e ndërtuar në Tiranë, e cila do të mirëpresë 1300 nxënës në vitin e ri shkollor, projekt...

Gjetja e trupit të Eraldo Nevruzit, Policia e Vlorës zbulon detajet: Ja ku u gjet!

Policia e Vlorës ka reaguar pas gjetjes së trupit të Eraldo Nevruzajt, i cili dyshohet se është vrarë nga Gerald Shehu dhe dy bashkëpunëtorë...

Lajme të tjera

Web TV